Dora Ratjen
Heinrich Ratjen (20 nëntor 1918- 22 prill 2008)[1] lindur me emrin Dora Ratjen, ishte një atlet gjerman që garoi në Gjermani në kategorinë e kërcimit të lartë në Lojërat Olimpike Verore në 1936 në Berlin, duke zënë pozicionin e katërt por u zbulua më vonë se ishte djalë. Në disa raportime në media ai u referua si Hermann Ratjen dhe Horst Ratjen.
Kontroversiteti mbi gjininë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në 21 shtator 1938 Ratjen mori një tren ekspres nga Vjena në Cologne. Një prej stafit të trenit raportoi në stacionin policor në Magdeburg se brenda në tren ndodhej një burrë i veshur si grua. Ratjen u detyrua të zbresi nga treni dhe u pyet nga policia. Ai iu tregoi dokumentat personale ku thuhej se ishte grua, por pas disa momentesh hezitimi e pranoi se ishte djalë dhe rrëfeu historinë e tij. Një mjek u thirr dhe pas një ekzaminimi u raportua se Ratjen është djalë në të vërtet. Gjithsesi mjeku u shpreh se interseksualiteti gjenital i Ratjen nuk e lejon këtë të fundit në realizimin e marrëdhënieve seksuale.
Atleti u arrestua dhe u dërgua në sanatoriumin për sportistët Hohenlychen për teste të mëtejshme, me të njëjtat rezultate. Procedimi penal vijoi deri në 10 mars 1939 kur prokurori u shpreh: “Nuk besoj të kemi të bëjmë me mashtrim”. Dora u zotua të thotë se nuk do të merrej më me sport pas ngjarjeve të fundit. Babai i atletit, Heinrich Ratjen fillimisht insistoi që Dora duhet të vijonte të trajtohej si vajzë, por në 29 mars 1939 iu shkruajti policëve në Bremen: “Duke ndjekur ndryshimet në regjistrin civil sa i përket seksit të fëmijës, unë do të propozoja që emri i fëmijës të ndryshojë në Heinrich”. Medalja e artë që Ratjen kishte fituar u kthye mbrapsht dhe emri i tij u ndryshua përfundimisht.[2]
References
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Heinrich "Dora" Ratjen
- ^ "Caster Semenya expected to be affected by IAAF rule changes". BBC Sport (në anglisht). Marrë më 26 prill 2018.