Jump to content

Dorian Grori

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Dorian Grori i lindur në Tiranë, ka mbaruar Akademinë e Dancit të Tiranës nga viti 1991 ku dhe është diplomuar në 1999.

Nga viti 1999-2000 punoi në Teatrin e Operas së Tiranës ku realizoi role si solist dhe balerin i parë. Transferohet në Itali në vitin 2001 dhe bën pjesë në Shoqërinë “Balletto Classico” të Liliana Cosi dhe Marinel Stefanesc ku realizon role të balerinit të parë në të gjitha koreografitë klasike dhe neoklasike të kësaj shoqërie.