Drilona Boci

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Drilona Boci(e lindur në 1 shkurt  1990 në qytetin e Pukës) zotëron një nga atelietë më të njohura të veshjeve në Tiranë :”Altar By Drilona Boçi”.

E apasionuar pas modës Drilona Boci ka zgjedhur që pasionin e saj ta kthejë në  biznes.

Në vitin 2005, Drilona Boçi, ka marrë pjesë edhe në konkursin e bukurisë “Miss Albania”.

Ajo është e diplomuar për drejtësi në vitin 2015. Në vitin 2017 ka përfunduar studimet master po në të njëjtën fushë.  Drilona Boçi  është e martuar dhe ka dy fëmijë.

Pas përfundimit të studimeve ka punuar pranë Kryeministrisë në departmentin e kontrollit të brendshëm administrativ dhe antikorrupsion, për një periudhë 1 vjeçare, në pozicionin e juristes.

Më pas iu dedikua biznesit të saj të modës “Altar By Drilona Boçi”

Prej disa vitesh ajo ka qenë e ftuar vazhdimisht në disa studio televizive, jo vetëm si grua e suksesshme në biznes, por edhe si eksperte  e kësaj industrie. Në sajë të  stilit tepër të veçantë Drilona Boçi është përzgjedhur edhe në Kopertinat  e disa revistave tepër të njohura, si “Class”, Who” në Shqipëri.

“Altar Fashion House “ është sot një nga shtëpitë më të vizituara të modës, ku vajza e zonja të të gjitha moshave  e zgjedhin për evente e jetën përditshme. Në këtë drejtim figura të njohura të botës së ekranit, muzikës, modelingut kanë bashkëpunuar me Drilona Boçin per linjat e saj të veshjeve.