Shko te përmbajtja

Drinasa

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Hartë e vitit 1691/2 ku shkruan Antico alveo del fiume Drivasto, shqip: Shtrati i vjetër i lumit Drinasa

Drinasa ose Drinazi është një degë e Drinit që derdhet bashkë me derdhjen e KiritBunë. Para shekullit të 19-të, shtrati i Drinasës ka qenë i thatë (shih figurën). Shtrati i saj u mbush sërish si pasojë e tërmetit të vitit 1905, i cili devijoi një pjesë të Drinit nga Deja. Drinasa ka një gjatësi prej 11 km.

Në 1846, pas një përmbytjeje, Drini formoi një shtrat të ri drejt Shkodrës, të quajtur Drinasa. Kjo degë, ndër vite u zgjerua dhe prurjet e saj u rriten. Pas përmbytjeve të viteve 1858 dhe 1859 i gjithë uji kaloi në këtë shtrat dhe u bashkua me Bunën, 1.5 km nga dalja e saj nga Liqeni i Shkodrës, në Baçallëk. E njëjta gje ndodhi edhe me lumin Gjader i cili tashme derdhet i gjithi ne Drin e me pas në lumin Buna. Në shtratin e vjetër të Drinit, që tani quhet Drini i Lezhës dhe lumit Gjader, në drejtim të Lezhës, uji kalonte vetëm në rastin e prurjeve të jashtëzakonshme.

Drini i Lezhës u formua në dhjetor 1854 kur pas një vërshimi shumë të madh Drini, që deri atëherë rridhte i tëri përmes Lezhës, u nda në dy pjesë: njëra. vazhdoi rrjedhën e vjetër e tjetra u derdh në Bunë, pranë Urës së Bahçallëkut.

Krijimi i Drinasës shekullin e kaluar mund të jetë favorizuar nga vetë qënia e shtratit të Kirit, i cili derdhej në Drin diku më larg dhe nga erozioni regresiv i Drinit në drejtim të shtratit të Kirit. Pra shtrati ku rrjedh sot Drinasa deri në derdhjen e Kirit mendoj të ketë qenë rrjedha e poshtme e Kirit.

Drinasa ishte një degë e lumit Drin që rridhte përtej Shkodrës, duke u bashkuar me Kirin dhe Bunën. Ndonjëherë Drinasa njihej thjesht si lumi Drin, që nuk duhet ngatërruar me lumin Drin që rrjedh përtej Lezhës. Ndonjëherë Drinasa ishte e thatë, e përshkruar në harta si shtrat lumi (shih, për shembull, hartën e Coronellit - Harta 3 - e cila e etiketon Drinasën si Antico Alueo del Fiume Drivasto).

Kjo i referohet krahut të lumit Drin që ndahet pranë Vaut të Dejës dhe derdhet në Adriatik nëpërmjet Lezhës. Krahu që rrjedh përtej Shkodrës, i quajtur shpesh Drinasa, duket se ka ndryshuar shpesh gjatë historisë, ndonjëherë duke u tharë, ndonjëherë duke përmbytur, ndonjëherë duke u ndarë në dy pjesë ose duke ndryshuar rrjedhë, ndonjëherë madje duke rrjedhur deri në Adriatik më vete (pa u bashkuar me lumin Buna siç bën sot).

Por në një kohë që nuk mund ta përcaktojmë me siguri, vendndodhja u ndryshua. Dega e dytë e Drinit u zhduk dhe vetëm në vitin 1856, nga një shpërthim i fuqishëm ujërash, u rihap rruga për bashkimin e Drinit dhe Bunës (AB).

Lumi Buna i lundrushem deri ne Obot, qe me siper i cektezuar (0.5 m) nga materiali i shumte qe sjel l lumi Drin, i menduar, shume here, per ta bere te lundrushem deri ne liqenin e Shkodres. Keshtu Pancsiera 1889 propozonte qe te shkurtohesh rrjedhja e Bunes duke çelur nje kanal te ri ne Oblik-Samricë. Nje tjeter mendim qe te ndalohet hyrja e Drinit ne Bune ne menyre qe te eleminohesh mbushja e shtratit te tije. Rregullimi i Bunes dhe lundrimi, qe nga deti deri ne Shkoder, dhe pastaj permes liqenit per ne Maline Zi (Moraça dhe Cemi) ka rendesi te madhe jo vetem per Shkodren dhe Shqiperine, por me tutje dhe per shume vende rreth Podgorices Lumi Drin ka ndryshuar disa here, jo vetem emrin e tij, por dhe rrjedhjen, ashtu sikurse formohet nga dy dege (Drini i Zi, Drini i Bardhe) edhe afer derdhjes ne det ndahet po ne dy dege; njera per ne Bune (Bahçallek) dhe tjetra nepermjet Fushes se Zadrimes, nga Lezha ne Adriatik.

Ne kohen e Romes shkruhej se Shkodra gjindet 18 milje larg detit the buze lumit Drin, dhe me pastaj me 1668, se Drini ka ndryshue shtratin e tije te pare dhe prane Shkodres duket nje shtrat i vjeter i mbushur me aluvione. Ne 1920 duket se Drini atehere derdhej i teri ne Bune ose kishte nje drejtin tjeter sepse nuk permendej ne gryken e Lezhes ku ishte deti.

Ne dimrin e 1858-1859, Drini shkaterroi digat e dobeta prej dheu qe i kishin ngritur per te mos hyre ne Drinos, dhe dy dimra rreshte perrnbyti fushen e Shkodres, gjersa ne dimrin e trete hap shtratin e tije te ri, qe tani quhet Drinasa, (shtrati i sotem) dhe okupon gati 3000 ha toke. Tani 2/3 e ujit derdhet ne Drinas dhe 1/3 ne gryken e Lezhes ne detin Adriatik. Si pas konfiguracionit te tokes dhe pozites topografike duket se rruga natyrale e Drinit, qe nga vau i Dejes per ne dete, duh et te jete neper Zadrimes, Lezhe deri ne Adriatik. Ky mund te jete drejtimi i fillimit, por me vone prej materialit qe depozitonte sapo dilte nga gryka, ne Vaun e Dejes, shtrati i tije u mbush aq shume, dhe u naltesua ne menyre qe nje pjese e madhe e ujrave te tij moren nje drejtim tjeter per ne Shkoder. Ne kete, ka ndikuar pa dyshim dhe materiali i lumit Gjader, i cili vjen me shume rrembim qe nga malet e Mirdites e shkarkohet ne fushen e Zadrimes. Qe Drini ka ndjekur kete rrunge per nje kohe te gjete shpjegohet edhe prej mbushjes qe i ka bere ultesires qe nga Lezha deri ne det (Zadrima rreth 100m e Lezhe mbi 200m trashsi), pasi ne kohet historike para krishtit, deti arrinte gjere afer Lezhes.

Lumi Buna, i cili në kohët e lashta ishte një rrugë pothuajse e drejtpërdrejtë për lundrimin venecian, i cili mund të arrinte deri në Shkodër me anije të mëdha, sot ka një rrjedhë të parregullt dhe të ndryshueshme. Kjo për shkak të faktit se në vitin 1859, Drini, shtrati natyror i të cilit nuk ishte i mjaftueshëm, doli nga shtrati pranë Gavocit (Spathar) në fushën e Shkodrës dhe hodhi krahun e tij të ri në Bunë, i cili ishte i papërgatitur për ta pritur atë. Kështu, dalja e Liqenit të Shkodrës u pasurua papritur nga një vëllim i tillë uji saqë humbi rrugën e drejtë që kishte ndjekur deri atëherë, rriti harkun e spiraleve të tij me shtytjen e rrymës dhe u ngrit e u ul sipas kontributit që ndikimi i tij i solli nga Liqeni i Ohrit.