Dritan Kiçi
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Dritan Kiçi | |
Emri | Dritan |
Mbiemri | Kiçi |
Lindur më | 23 prill 1967 |
Kombësia | shqiptare |
Profesioni | gazetar |
Dritan Kiçi, lindi më 23 prill të vitit 1967, është një shkrimtar, botues e filantropist. Ka lindur në Elbasan. Ka qenë redaktori themelues dhe kryeredaktori i revistës PC World Albanian, pozicion në të cilin ka qenë deri në maj 2009. Më pas ka punuar si president i Radical Multimedia dhe drejtues i serialit edukativ televiziv "Kompjuteri im", në platformën Digitalb. Në maj 2007 u zgjodh në Bordin e Drejtorëve të International Stuttering Association, ku aktualisht mban një vend në Bordin e Këshilltarëve.
Kiçi është themelues dhe Kryetar i Klubit Qytetar Shqiptar, një organizatë e impenjuar me të drejtat e qytetarëve dhe qeverisjen me seli në Bruksel.
Në vitin 2002 ka botuar albumin muzikor “Zemër”. Në vitin 2004 botoi librin “Belbëzimi, shkaqet, pasojat dhe mundësia e korrigjimit”. Si kërkues në fushën e komunikimit ka shkruar artikuj të shumtë shkencorë rreth komunikimit dhe veçanërisht në drejtim të trajtimit të belbëzimit. Aktualisht është botuesi i RL Books dhe Revista Letrare.
Ky artikull në lidhje me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- International Stuttering Association
- War and stuttering
- Euro Babble Arkivuar 24 janar 2020 tek Wayback Machine
- Europa United Arkivuar 13 dhjetor 2019 tek Wayback Machine