Druzët
Appearance
Druzët praktikojnë një besim të fshehtë që rrjedh si një rrymë e Islamit. Feja druze përfshin elemente të krishterimit, hinduizmit dhe filozofisë greke. Druzët janë të përhapur në të gjithë Lindjen e Mesme. Pas rënies së Perandorisë Osmane, shumica e tyre u vendosën në Siri, Liban, Jordani dhe Izrael (Jeruzalem). Druzët kanë qenë figura kyçe në historinë e Lindjes së Mesme.
Ata mbrojtën bregdetin libanez nga Kryqtarët, dhe pas rebelimeve të shpeshta fituan autonominë nga osmanët. Ata u vendosën në një territor malor për të pasur vetëvendosje dhe ruajtur sekretet e besimit të tyre. Vetëm përfaqësues e lartë të klerit, të njohur si “uqqal”, marrin pjesë në shërbimet e tyre fetare, dhe kanë qasje ndaj shkrimeve të tyre të shenjta.