Jump to content

Duartrokitësit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Duartrokitësit roman me autor Bashkim Hoxha. Botuar nga "Onufri" në vitin 2020. Libri ka 176 faqe.

Mbi librin:

“Duartrokitësit” është një roman për mashtrimin, zhgënjimin dhe shpresat e thyera. Një roman që flet me zërin e kohës, me zërin e njeriut të sotëm shqiptar. Autori i tij, shkrimtari i njohur Bashkim Hoxha, ka krijuar një rrëfim që më tronditi me të ndodhurat dhe krajatat e personazheve të tij, të cilët më morën për dore dhe më dërguan në rrugët e tyre të dëshpërimit dhe hekakeqësisë së të rinjve të sotëm shqiptarë. Me t’u futur në rrugën e Klajdit dhe Jonës, dy personazheve kryesore të këtij romani, bashkëndjeva e ecejaket e tyre të pashpresa dhe gjatë leximit e pyeta veten : “A jemi të tillë ne shqiptarët e shekullit të ri ? Mos vallë njëmendësisht jemi degdisur kaq keq në honet e marrëzisë, saqë i duartrokasim secilit mashtrim që na serviret?” Përpos rrëfimit për Klajdin, që është boshti i këtij romani, edhe rrëfimi për Jonën është rrëqethës. Fati i tyre është fat i të rinjve të sotëm në Tiranë, Prishtinë, Tetovë e qytete të tjera shqiptare. Mund ta them se Bashkim Hoxha është një Migjen, i ardhur mes nesh nga njëqindvjeçari i kaluar, për të rrëfyer për të bijtë dhe bijat e shekullit të ri.