Durim Taçi
Durim Taçi shkrimtar shqiptar, është fitues i Çmimit Kombëtar të Letërsisë për tregimin në vitin 2021 me vëllimin "Nga një derë tjetër". Ka lindur në vitin 1964 në Gramsh. Ai la Tiranën në vitin 2000, ku pat punuar si skenarist, gazetar dhe në fund si specialist i botimeve në Ministrinë e Kulturës dhe jetoi në Bergamo me gruan dhe vajzën deri në prill të vitit 2024. Aktualisht punon në Akademinë e Shkencave, Qendra e Studimit të Arteve . Veç formimit në filologji e kinematografi në Tiranë, ka studiuar filozofi në Milano, ku ka frekuentuar rrethet filozofike, i ftuar ku shpesh edhe në cilësinë e relatorit. Është angazhuar gjithashtu edhe si anëtar i Shoqatës Vullnetare “Orobica Ambiente”, e cila merret me kujdesin dhe ruajtjen e mureve veneciane të Bergamos, të mbrojtura nga UNESCO. Durim Taçi është përkthyes i mbi gjashtëdhjetë titujve letrarë në gjuhën shqipe nga italishtja dhe anglishtja, sikurse edhe i mjaft autorëve shqiptarë në italisht. Është edhe vetë autor i shumë librave; shkrimtar dygjuhësh, italisht e shqip.
Botime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Extra time - 2019
- Një prani në ikje - 2020
- Nga një derë tjetër - 2021
- Liqeni në mes të detit - 2022
- Lakimi - 2024