Dy mushka për motrën Sara

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Dy mushka për motrën Sara është një film western amerikano-meksikan i vitit 1970 me Shirley MacLaine dhe Clint Eastwood në rolet kryesore. Ngjarja zhvillohet gjatë ndërhyrjes franceze në Meksikë. Filmi është bërë me regji të regjisorit Don Siegel. Ai ishte filmi i parë i realizuar mes Universal Pictures dhe Sanen Productions i Meksikës. Siegel dhe Eastwood, bashkëpunuan edhe në filmin Coogan`s Bluff (1968). Bashkëpunimi ka vazhduar edhe me The Beguiled dhe Dirty Harry (1971) dhe në fund Escape from Alcatraz (1979).

Komploti ndjek një mercenar amerikan që përzihet me një murgeshë dhe ndihmon një grup të rebelëve Juarista gjatë mbretërimit të perandorit marionetë Maksimilian në Meksikë. Filmi paraqet aktorët amerikanë dhe meksikanë, duke përfshirë edhe filmimin në fshatin piktoresk pranë Tlayacapan, Morelos.  Muzikën e filmit e ka kompozuar Ennio Morricone.

Shih edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]


Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]