E Premtja e Zezë (1869)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Fotografi e dërrasës së zëzë në Dhomën e Floririt së New York-ut, 24 shtator, 1869, që tregon rënien e çmimeve të arit. Citimi i shkruar nga James A. Garfield tregon që ajo është përdorur si dëshmi para Komitetit të Bankave & Valutës gjatë seancave në 1870.

E premtja e zezë, 24 shtator, 1869 u shkaktua nga përpjekjet e të dy spekulatorëve, Jay Gould dhe James Fisk, për të manipuluar tregun e floririt në Tregun e Këmbimit të Arit në New York.[1] Ajo ishte një nga disa skandale të cilat dobësuan stabilitetin e presidencës së Ulysses S. Grant.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjatë epokës së rindërtimit pas Luftës Civile Amerikane, qeveria e Shteteve të Bashkuara ka lëshoi një sasi të madhe të borxhit publik për financimin e ndërtimeve. Kjo përfshinte dhënien e fiat, jo të mbështetur nga floriri, por kërkohej të ishin të pranueshme për pagesën e borxhit federal. Në përgjithësi besohej se Qeveria Amerikane, në fund të fundit, do të blinte "letrat me vlerë" me ar. Në 1869, një grup spekulatorës, të kryesuar nga James Fisk dhe Jay Gould, kërkuan të përfitojnë nga kjo duke manipuluar tregun e arit. Gould dhe Fisk fillimisht rekrutuan kunatin e Grant-it, një financier i quajtur Abeli Corbin. Ata e përdorën Corbin për tu afruar dhe pasur mundësinë e takimit në ambiente shoqërore me Grant, ku ata do të argumentonin kundër qeverisë për shitjen e arit, dhe Corbin do të mbështeste argumentet e tyre. Corbin bindi Grant-in të emëronte Gjeneralin Daniel Butterfield si asistent të Thesarit të Shteteve të Bashkuara. Butterfield pranoi që t'i lajmëronte ata kur qeveria të kishte për qëllim të shiste arin.

Në fund të verës së 1869, Gould filloi blerjen e një sasie të madhe floriri. Ai kurrë nuk e shit atë. Kjo shkaktoi që çmimet të rriten dhe rezervat të bien.[2] Pasi Grant e kuptoi se çfarë kishte ndodhur, qeveria federale shiti 4 milionë $ në flori. Në 20 shtator, 1869, Gould dhe Fisk filluan grumbullimin e floririt, duke rritur më tepër çmimin. Në 24 shtator çmimi për një flori Double Eagle (përfaqësojnë shufra ari 30.09 g  prej 20$) ishte 30% më i lartë se kur Grant mori detyrën. Por kur floriri qeveritar goditi tregun, çmimi zbriti brenda disa minutave. Investitorët nxituan për të shitur pronat, dhe shumë prej tyre, duke përfshirë Corbin, ishin shkatërruar. Fisk dhe Gould, shpëtuan prej një dëmi të madh financiar.

Hetimi pasues  i Kongresit u kryesuar nga James A. Garfield. Hetimi nga njëra anë u pretendua se kishte qenë i kufizuar për shkak se Virginia Corbin dhe Zonja e Parë, Julia Grant nuk u lejuan që të dëshmonin. Biografi i Garfield, Alan Peskin, megjithatë, këmbëngul se hetimi ishte mjaft i plotë. Butterfield dha dorëheqjen nga Dhoma e Thesarit të SHBA-së. Henry Adams, i cili besonte se Presidenti Ulysses S. Grant kishte toleruar, inkurajuar, dhe ndoshta edhe marrë pjesë në korrupsion dhe mashtrim, sulmoi Grant në një artikull të 1870 të titulluar Konspiracioni i Floririt në New York.[3] Dyshimet mbi përfshirjen e Grant solli edhe emërtimin e periudhës së presidencës së tij në Epoka e Vjedhjeve të Mira.

Edhe pse Granti nuk ishte drejtpërdrejtë i përfshirë në skandal, bashkëpunimi dhe lidhjet e tij personale me Gould-in dhe Fisk-un ndikuan në përpjekjet e tyre për të manipuluar tregun e floririt. Gjithashtu, urdhri i Grant për hedhjen në treg të floririt në përgjigje ndaj rritjes së çmimit ishte vetë një manipulim i tregut. Grant personalisht kishte refuzuar të dëgjonte ambiciet e Gould-it për të manipuluar tregun e arit, pasi skema nuk ishte shpallur publikisht, pasi ai [kush?] nuk mund të besohej. Gould ia kishte promovuar planin Grantit, si një mjet për të ndihmuar fermerët të shesin një sasi të korrash gruri të 1869-s në Evropë.[4] [sqarime të nevojshme]

Një pjesë jo shumë e bazuar në historinë e vërtetë të jetës së Fisk-ut, kulmoi në një prezantim dramatik mbi historinë e kontrollit të tregut të floririt, i paraqitur në vitin 1937 në filmin Dollia e New York-ut.

Futnote[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ D efinicioni i "E Premte e Zezë"
  2. ^ Skandali i floririt "E Premtja e Zezë", 145 Vjet Më Parë "Tregu i aksioneve iu bashkua rënies, duke zbritur rreth 20% dhe falimentuar ose shkaktuar dëme të rënda në disa prej firmave më të njohura të Wall Street.
  3. ^ Konspiracioni i Floririt në New York
  4. ^ Jean Edward Smith, Grant, f. 481-490, Simon & Schuster, 2001.

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • E. Benjamin Andrews. Historia e Shteteve të Bashkuara nga Zbulimi i Amerikës në ditët e sotme, Vëllimi IV (New York: Charles Scribner's Sons, 1895), kortezi e Clipart ETJ

Për lexim të mëtejshëm[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]