Jump to content

E bukura e detit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

E bukura e detit, ashtu si në krijimet e tjera popullore, edhe në krijimet me tematikë dhe motive nga deti dhe detaria hasim shumë vlera ku personazhet shndërrohen në breshka, gjarpërinj, shtazë, mjellma, drunjë, etj. Besimi i shndërrimit metamorfozik të njeriut, padyshim, i takon antikës së lashtë, kur mjetet e prodhimit ishin shumë modeste, kur, përveç tjerash, vetëm hapësira detare kishte disa zotfuqi, të cilat në rastet e shumta ishin fisnike, mëshirëmëdha dhe bëmirëse të detarëve.

Procesi tipik i metamorfizimit në krijimet me motive dhe me tematikë detare pasqyrohet dendur në vlerën shqiptare. E bukura e Detit - Hyrija e Detit, e cila gjendet e metamorfozuar në breshka. Përmbajtja e saj e rrudhur është kjo: Mbreti i tha djalit që të martohet me atë vajzë ku të bie heshta e shigjetës. Gjuajti dhe kur shkoi me pa se cila ishte fati i tij, vërejti që aty në breg të detit, nën një fik, ku kishte ra heshta, rrinte një breshkë e madhe. Ky e çoi në shtëpi dhe pas gjuetisë së peshkimit, kthehet në pallat dhe i gjen tërë punët e shtëpisë të kryera. Të nesërmen u fsheh dhe soditi se nga breshka delte një femër e bukur "si hyri deti", "E bukura e dheut".

Në këtë krijim shpirtëror aftësia estetike e popullit shqiptar në pasqyrimin e të madhërishmes është e lartë, me tipare të pashoqe. Bukuria e Detit, Hyrija e Detit dhe sinonimet e tjera të saj, ua tejkalojnë tipareve fizike dhe morale të Penelopës së Homerit. Hyrija e Detit, kur bie në kthetrat e mbretit, nuk flet nëntë vjet, për hirë të humbjes së burrit.