Jump to content

Edhe një ditë më shumë(roman)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Edhe një ditë më shumë
AutorFabio Volo
Titulli origjinalIl giorno in più
PërkthyesElona Mistrovica
ShtetiItali
Gjuhaitalisht
Zhanriroman
BotoiBotimet Dudaj
Faqe320
ISBNISBN 978-99943-0-123-3 Invalid ISBN
Paraprihet ngaNjë vend në botë 
Përcjellet ngaKoha që do të doja 

Problemi nuk është sa pret, por kë pret.

— Nga romani

Edhe një ditë më shumë është titulli i librit të katërt dhe më të suksesshëm të shkruar nga Fabio Volo deri më tani, me mbi një million kopje të shitura. Romani është publikuar në një pjesë të madhe të botës dhe është përkthyer në disa gjuhë të huaja si: spanjisht, gjermanisht, rusisht, frëngjisht, turqisht, anglisht dhe shqip[1]. Libri është trajtuar gjithashtu si film, më 2011,Edhe një ditë më shumë, që e shikon Fabio Volon si skenarist dhe aktor.

Historia e rrëfyer zhvillohet pothuajse plotësisht në qytetin e Nju Jork-ut, qytet që vjen i përshkruar deri në imtësi edhe nëpërmjet citimit të vazhdueshëm të restoranteve dhe bareve ku personazhet kryesore jetojnë historinë e tyre të dashurisë. Romani është një histori dashurie e rrëfyer dhe e përshkruar me stilin tipik të Fabio Volos: dialogje të pasura kombinohen me përshkrime të gjata se si personazhet shikojnë jetën.

Subjekti, edhe pse më së shumti linear, gjallërohet nga intervalet e rrëfimeve të anekdodave dhe batutave, tipike të humorit që bën Fabio Volo.

Il Doma, një prej vendeve kyçe të ngjarjeve në roman në New York.

Në roman rrëfehet historia e Xhakomos, një burrë rreth të tridhjetave që kalon një jetë normale, e në disa raste më teper. Jeton dhe punon në Itali, ekzistenca e tij është e shënjuar nga rutina e çdo dite. I vetmi motiv frikësimi për Xhakomon është shfaqja e përditshme e një gruaje të panjohur në tramvajin që e çon në punë. Të dy nuk flasin kurrë, por në të njëjtën kohë janë bashkëpunëtorë. Shkëmbejnë shikime vjedhurazi e buzëqeshje. Mbas shumë ditësh me këto momente të heshtura vëmendjeje të ndërsjelltë, Mikela, ky është emri i gruas misterioze, prezantohet me Xhakomon, shkëmben me të disa fjalë dhe i komunikon se ka vendosur të transferohet në New York për shkak të punës. Për Xhakomon është një goditje e rëndë, duke qenë se i privohet edhe ajo kënaqësi e vogël e përditshme. Pas një periudhe me dyshime, personazhi kryesor arrin të gjejë adresën e zyrës së Mikelës dhe vendos të niset për në New York. Aty takon këtë grua dhe nis një histori emocionuese dashurie, e mbushur me momente intensive dhe tërheqje të thellë. Një ditë para kthimit të parashikuar të Xhakomos për në shtëpi, mbërrin lajmi i gjendjes jo të mirë shëndetësore të gjyshes, një njeri shumë i rëndësishëm për të që në fëmijëri. Ai vendos të përshpejtoj nisjen e tij; sapo mbërrin në shtëpi, Xhakomo, dukshëm më i rritur nga ana emotive dhe sentimentale, pajtohet me nënën, me të cilën kishte një raport të vështirë, kjo për shkak të braktisjes nga i ati që në vitet e tij të para të jetës. Jeta rikthehet si dikur, rutina e përditshme dhe mërzia. Xhakomo provon të harroj kujtimin e Mikelës, duke ju rrëfyer mikes së tij Silvia, por nuk ja del. Pikërisht vendimi i Silvias për t’u ndarë nga i shoqi, shtyn Xhakomon të marrë vendime. Shkon sërisht në New York tek Mikela për të shijuar “edhe një ditë më shumë” (dhe ja ku del titulli i romanit) të humbur për shkak të vizitës më të hershme me rastin e sëmundjes së gjyshes. Aty që të dy, për të provuar forcën e lidhjes së tyre të dashurisë, caktojnë takim pas tre muajsh në Paris.

  1. ^ botimi në shqip i romanit "Edhe një ditë më shumë" shtepiaelibrit.com Vizituar më 5 janar 2016

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]