Edip Tërshana

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Edip Tërshana (lindur më 15 mars 1907- 18 janar 1948 ) ishte një intelektual shqiptar antifashist, i cili u ekzekutua nga autoritetet gjatë regjimit komunist në Shqipëri.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lindi në Dibër të Madhe.Ishte djali i Abdurrahmanit dhe Sabries. Tërshana kreu shkollën fillore në Dibër. Në vitin 1922, zhvendosen familjarisht në Peshkopi. Po atë vit vazhdon shkollën qytetëse të hapur në Tiranë me vendimin e qeverisë së Sulejman Delvinës, për fëmijët dibranë. E mbaron në vitin 1923 dhe po atë vit fillon shkollën normale në Elbasan të cilën e mbaron në vitin 1928.[1]

Më 16 shtator 1928 fillon punë si mësues i klasës së parë në një shkollë në Shijak.

Angazhimi politik[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjatë pushtimit fashist të Shqipërisë, refuzon të regjistrohet si anëtar i partisë fashiste. Në pranverën e vitit 1942 bie në kontakt me intelektualë antifashitë si Irfan Hajrullai dhe Mustafa Gjinishi, të cilët propozojnë krijimin e Këshillit Antifashist në Dibër, ku do të bënin pjesë shumë forca politike. Ai zgjidhet kryetar i këtij këshilli.

Persekutimi komunist[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Arrestimi dhe dënimi i tyre vinte pas dënimit të ashtuquajturit “Grupi i deputetëve” në Tiranë dhe gjithnjë duke iu referuar dokumentit në fjalë, edhe “Grupi i Peshkopisë”, kishte lidhje me atë grup që ishte dënuar në Tiranë Më 17 maj 1947, në Dobrovë, shefi i Sigurimit të Shtetit, Kopi Niku, kryen arrestimin e Edip Tërshanës. Për të detyruar të arrestuarit të pranonin akuzat falso u provuan lloje të ndryshme të torturave. Në mbarim të hetuesisë, Edipin e lejojnë të takojë vajzën dhe djalin. Ata i kishin sjellë disa ushqime të mbështjella me një gazetë. Anët e kësaj gazete përdori Edipi për të shkruar dy letra, njërën për të bijën, Lirinë, kurse tjetrën për diktatorin Enver Hoxha.[2]

Në letrën për Lirinë ai shkruan:"Endrra ime është që Shqipëria të bëhet siç dua unë. Ajo do të realizohet dhe ju do të gëzoni emrin si bij të saj. Të jeni kryelartë se vdes si shqiptar". Gjyqi i tij filloi më 17 nëntor 1947 kundër 12 të akuzuarve, ndër të cilët ishte Edipi së bashku me Hysni Alimerko, Jani Ikonomi, Ali Nushi, Rexhep Mborja, Selim Graceni, Adem Shehu, Rifat Dibra, Mahmut Ndreu, Elez Selishta, Ferit Pervizi dhe Munir Shatku.[3]

Pushkatimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 21 nëntor jepet vendimi ku Edipi, Hysniu dhe Jani dënohen me vdekje me pushkatim ndërsa të tjerët me burgim duke nisur nga burgim të përjetshëm,si dhe deri 15 vjet heqje lirie. Në fund të dhjetorit lejohet takimi i fundit. E shoqja, Xhevria dërgon fëmijët për tu përshëndetur. U ekzekutua me pushkatim më 18 janar 1948.

Burimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]