Jump to content

Edison Gjergo

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Edison Gjergo (Tiranë, 16 prill 1939 - 25 qershor 1989) ishte një piktor shqiptar i gjysmës së dytë të shekullit XX. Në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë ruhen një koleksion vetëm prej katër tablo të tij si: “Heroina Zonja Çurre” (1966), “Epika e yjeve të mëngjesit”(1971), “Fonditori” (1971) dhe “Portret malësoreje” (1972).

Më 25 prill 1975 u dënua «për agjitacion dhe propagandë kundër pushtetit popullor,» me tetë vjet burg. U lirua më 28 tetor 1982.[1]

U nda nga jeta në vitin 1989.

  1. ^ Agron Tufa, red. (2014). Fjalori enciklopedik i viktimave të terrorit komunist (Gj - H) (PDF). Vëll. 3. Tiranë: ISKK. fq. 24. ISBN 978-9928-168-01-6.