Edlira Haxhiymeri
Edlira Haxhiymeri (28 shkurt 1960-14 maj 2022)[1] ka qenë psikologe dhe profesore universitare shqiptare.[2]
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Edlira lindi në Tiranë, ku mori edhe arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë në Universitetin e Tiranës, ku studioi gjuhën angleze dhe u specializua për psikologji. Është doktore e shkencave. U shqua sidomos në fushën e psikologjisë sociale (dhuna në familje, rolet gjinore etj.). Është profesore në Fakultetin e Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës dhe bashkëpunëtore e jashtme në disa universitete jashtë vendit. Mori pjesë në shumë konferenca shkencore e profesionale brenda dhe jashtë vendit. Ishte përgjegjëse e departamentit të punës sociale të Universitetit të Tiranës, zëvendëse e rektorit të Universitetit, zëvendëse e ministrit të Arsimit etj. Është autore ose bashkautore e disa teksteve universitare dhe studimeve shkencore, ndër të cilat janë edhe veprat e saj: "Dhuna në familjen shqiptare", "Sjellja njerëzore dhe mjedisi social", "Rolet dhe stereotipet gjinore", "Mitet dhe realitetet e dhunës në familje", "Dhuna ndaj fëmijëve dhe pasojat në zhvillimin e tyre".[3]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ migaaved (2022-06-09). "Ndahet nga jeta Prof.dr. Edlira Haxhiymeri, një personalitet i spikatur i botës akademike – RRUGA E ARBERIT". Marrë më 2024-04-20.
- ^ Koliqi, Hajrullah (2022). Fjalor enciklopedik i edukimit. Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina", Fakulteti i Edukimit. fq. 555. ISBN 978-9951-00-320-9.
- ^ "Kush është Edlira Haxhiymeri". Shqiptarja.com. Marrë më 2024-04-20.