Shko te përmbajtja

Egesta Lopçi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Egesta Lopçi është një mjeke dhe studiuese e avancuar e mjekësisë bërthamore nga Shkodra, që punon tashmë më shumë se 20 vjet në Itali[1].

Dr. Egesta Lopçi lindi në Shkodër, Shqipëri, në një familje myslimane shqiptare. Ajo ndoqi shkollën e mesme "28 Nëntori" në Shkodër dhe vazhdoi studimet e saja në mjekësi dhe kirurgji, si dhe specializimin e saj në mjekësi bërthamore në Universitetin e Bolonjës, Itali, ku përfundoi edhe doktoraturën[1][2]. Ajo ka punuar në Spitalin Humanitas Research Hospital (ICH) që nga viti 2011[2]

Hulumtimi i Dr. Lopçi përqendrohet në teknikën PET për imazherinë molekulare në onkologjinë bërthamore me një interes në vlerësimin e efektit të imunoterapisë[3]. Ajo është autore e 103 punimeve shkencore, 4 librave dhe 11 kapitujve mbi disiplinën e mjekësisë bërthamore[3].

Në vitin 2017, ajo mori kualifikimin shkencor kombëtar italian si Profesoreshë në Imazherinë Diagnostikuese dhe Radioterapinë[3]. Ajo ka fituar gjithashtu Çmimin e Autorëve të Rinj EANM, si dhe Çmimin Ndërkombëtar SNMMI 2023 për Abstraktin më të Mirë për Italinë[4].

  1. 1 2 "Egesta Lopci, the Albanian scientist honored by Italian President". Oculus News (në anglishte britanike). 2018-11-15. Marrë më 2025-07-24.
  2. 1 2 "Egesta Lopci". Humanitas (në italisht). Marrë më 2025-07-24.
  3. 1 2 3 "PET-CT in brain tumor imaging". www.mybir.org.uk (në anglisht). Marrë më 2025-07-24.
  4. "EANM Young Authors' Award – EANM". eanm.org (në anglisht). Marrë më 2025-07-24.