Eid Mubarak
Eid Mubarak (Arabisht: عيد مبارك) është urim tradicional e myslimanëve që përdoret në festat e Kurban Bajramit dhe Fitër Bajramit.
Fjala Eid do të thotë “festë” dhe Mubarak do të thotë “bekuar” që pëkthehet për t'ia uruar dikujt festë të bekuar. Njerëzit zakonisht festojnë Fitër Bajramin pas muajit të Ramazanit ose Kurban Bajramin në ditën e 12-të të muajit Dhilhixhe (muaji i fundit sipas kalendarit islam). Disa thonë se ky shkëmbim i përshëndetjeve është një traditë kulturore dhe nuk është pjesë e ndonjë detyrimi fetar. Megjithatë, përdoret vetëm gjatë kremtimit të dy festave myslimane.[1][2] Fëmijët marrin një ditë pushimi nëse është para ose gjatë një dite shkollore.
Shokët e profetit Muhammed i thonin njërit tjetrit në Fitër Bajram: Taqabbalallâhu minnâ wa minkum (që do të thotë “Allahu na e pranoftë [veprat dhe agjërimin] neve dhe juve”).
Urimet tjera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Disa vende myslimane përdorin fjalë të tjera për urimin e Fitër dhe Kurban Bajramin, për shembull:
Myslimanët boshnjakë zakonisht thojnë "Bajram Šerif mubarek olsun", përgjigjja është "Allah razi olsun". Një tjetër urim i zakonshëm nga myslimanët boshnjakë është "Bajram barećula".
Turqit kur urojnë Bajramin njërit tjetrit, ata përdorin fjalë në gjuhën turke: "Bayramınız kutlu olsun," "Iyi Bayramlar," ose "Bayramınız mübarek olsun".