Ekonomia e Azerbajxhanit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Azerbajxhani është shtet industrial-agrar. Të ardhurat e përgjithshme kombëtare nga sektori dytësor i realizon me 39%. Për një profil të këtillë ekonomik pa dyshim ka qenë vendimtare baza e mirë energjetike. Përveç naftës dhe gazit natyror në strukturën e lëndëve djegëse rëndësi ka hidroenergjia. Baza energjetike në vitin 1997 ishte 17 miliardë KWh. Degët industriale më të rëndësishme janë e pajisjeve për përfitimin e naftës, e elektroindustrisë, e metalurgjisë së zezë dhe e përfitimit të aluminit. Vend të posaçëm ka industria kimike me përpunimin e naftës. Traditë më të gjatë dhe përhapje më të madhe ka industria e tekstili dhe ajo ushqimore. Industria e tekstilit përpunon pambukun dhe leshin. Industria ushqimore merret me përpunimin e drithërave, të verës, të konservimit të peshkut dhe të pemëve. Qendrat më të rëndësishme industriale janë : Baku, Kirovabad, Lenkoran etj.

Bujqësia është veprimtari e rëndësishme ekonomike. Në saje të strukturës relativisht të mirë të arave(22%), temperaturës së lartë, ujitjes së tokave Azerbajxhani prodhon shumë kultura bujqësore, grurë 830 000 t. Elb 220 000 t. Patate 220 000t, rrush 285 000 t,. Pambuk 165 000 tonë etj.

Blegtoria është degë përcjellëse e bujqësisë. Fondi prej 1,8 milion krerë gjedhe, 300 000 buallica, 5 milion krerë dele, 114. 000 krerë dhi, është relativisht bazë e mirë ekonomike.

Azerbajxhani eksporton makina, prodhime të industrisë tekstile, naftë, gaz natyror, metale., kurse importon prodhime industriale.