Jump to content

Eksudati

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Eksudati është grumbullimi i lëngut që lëshon trupi i njeriut për mbrojtjen e pjesës së djegur.

Eksudati është grumbullim i lëngut në hapësirat trupore, i shkaktuar me rritjen e përshkueshmërisë së murit të kapilareve. Më së shpeshti shkaktohet me procesin inflamator, apo cilin do proces tjetër në të cilin lirohen faktorët që rrisin përshkueshmërinë e murit të enëve të kapilareve. Për këtë arsye, prej kapilarës përveç ujit, dalin edhe përbërësit me peshë më të madhe molekulare, siç janë proteinat (prej albuminave e deri te fibrinogjeni). Pos proteinave normale të serumit, në eksudat mund të gjenden edhe produktet patologjike të proceseve të ndryshme që ngjajnë në organizëm, siç janë produktet e qelizave malinje, apo produktet e zbërthimit të tyre.[1]

Burimi i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Praktikumi i Fiziologjisë Patologjike - Universiteti i Prishtinës, 2002 Arkivuar 27 shtator 2007 tek Wayback Machine Fakulteti i Mjekësisë