Ela Tase

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ela Tase, u lind më 11 gusht të vitit 1958 ishte volejbolliste shqiptare, Mjeshtre e Merituar e Sportit.

Në vitin 1978, pas ndeshjes së parë ndërkombëtare në Kampionatin Ballkanik të volejbollit në Rumani, u shpall volejbollistja më e mirë e Ballkanit. Më pas ajo u quajt kështu edhe në Bullgari, në vitin 1982, dhe në Tiranë, në vitin 1988. Ajo ka qenë 16 herë kampione kombëtare në volejboll, 14 herë fituese e kupës së Shqipërisë, 10 herë fituese e anketës sportive “10 sportistët më të mirë të vendit”. Është cilësuar volejbollistja më e mirë shqiptare e të gjitha kohërave.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]