Elbasani- Gjakova, raportet arsimore e kulturore.
Në raportet arsimore e kulturore, Elbasani per Gjakoven është jo vetëm si nocion gjeografik, por dhe qendër e arsimimit, dijes, kulturës e gjuhësisë shqiptare, dhe në radhë të parë, si qendër e mësuesisë shqiptare.
Institucioni i formësimit të mësuesve shqiptarë të Kosovës, pas Luftës IIBotërore, zë fill në qytetin e Gjakovës, mjedis ku u themelua shkolla Normale. Si model shërbyen mjedisi i Elbasanit dhe shkolla Normale e tij. Nismëtarë u bënë burrështetasit shqiptarë nga Kosova, që kryen shkollën Normale në Elbasan. Në këtë pikëpamje, lidhen ngushtë midis tyre E.Gj. Filli i këtyre lidhjeve dhe i marrëdhënieve në këtë rrafsh, ka qenë kanal i rëndësishëm i marrëdhënieve midis Shqipërisë e Kosovës.
Ndërmjet veprimtarisë arsimore edukative të shkollës Normale të Elbasanit dhe Shkollës Normale të Gjakovës, megjithëse në kohë e mjedise të ndryshme, gjenden elementë të përbashkët. Vërehen në mësimdhënien, pjesëmarrjen e nxënësve nga të gjitha trevat shqiptare, bazën didaktike e metodike të organizimit të proçesit mësimor dhe edukativ, e cila ka qenë e përbashkët.
Bashkarisht i kanë shërbyer çështjes kombëtare, ngritjes arsimore, edukative, kulturore të brezit të ri. Secili prej këtyre dy institucioneve ka vepruar në kushte specifike. Por Normalja e Elbasanit ka shërbyer si model për hapjen e për organizmin e aktivitetit mësimor edukativ të shkollave të tjera normale në gjuhën shqipe. Mësueset dhe mësuesit nga Gjakova e vendet e tjera të trojeve shqiptare që përfunduan mësimet në Normalen e Elbasanit kanë duke mbjellur ndjenjën e atdhedashurisë dhe punuar me zell e përkushtim në këtë lëmë, të dashurisë për gjuhën.
Më 1932, në Normalen e Elbasanit u themelua organizata "Shpëtimi i Kosovës së robëruar me anëtar A. Xhuvanin, S. Shuteriqin, M. Oruçin etj.
Krijimtaria popullore elbasanase ka qenë në lidhje reciproke me krijimtarinë popullore të shqiptareve te Kosovës vecanerisht me ate gjakovare.
Keto lidhje ushtruan ndikim në zhvillimin e elbasanase ka qenë në lidhje reciproke me
krijimtarisë muzikore, teatrore, të letërsisë popullore. Këto popullore, këngët e Isuf Myzyrit dhe të gjakovarit elbasanas sheh Adem
Nuri, janë pjesë e repertorit të këngëve gjakovare. Rrjedha të ngjashme hasim dhe në krijimtarinë
letrare, artistike dhe në zhvillimin e mendimit shkencor. Mësuesit që kryen Normalen e Elbasanit si:
T. Hatipi, H. Taha, Xh. Hana, Sh. Tigani, I. Shaqiri, F. Hoxha, krijuan një fond të vlefshëm prozaik,
poetik e memorialistik. Pavarësisht nga koha e gjatë e ndarjes fizike e politike, fryma e kulturës dhe
e krijimtarisë në të dy mjediset, ka qenë e pranishme vazhdimisht. Në krijimtarinë shkencore, drejtimi
i rrjedhave të saj në të dy mjediset tona ka qenë i ngjashëm. Studiues të parë ishin ata të disiplinave
shoqërore e humane. Nga penda e tyre kanë shkrepur koncepsione të rëndësishme për zhvillimin e
mendimit humanist në mbrojtjen e së vërtetës për shqiptarët e vendin e tyre.
Rol të veçantë në Gjakovë dhe në Kosovë kanë luajtur mësueset e ardhura nga Elbasani dhe nga anë të ndryshme të Shqipërisë. Ato dhe shkolla Normale kanë qenë ndër faktorët parësorë të arsimimit të femrës shqiptare në Kosovë. Lidhjet Elbasan-Gjakovë kanë qenë dhe janë të pranishme në fushën ekonomike, kulturore, arsimore e sociale.
Shikoni dhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Elbasani Enciklopedi. 2003. fq. 177–178.