Eleanor Roosevelt

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Ana Eleanor Roosevelt (11 Tetor, 1884 - 7 Nëntor, 1962) ishte nje politikane, diplomate dhe aktiviste amerikane. Ajo ishte Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara e cila shërbeu më së gjati, duke mbajtur postin e saj nga marsi i vitit 1933 deri në prillin e vitit 1945, gjatë kohës së shërbimit të bashkëshortit Franklin D. Roosevelt për 4 mandate. Presidenti Harry S. Truman do ta quante me vonë ‘Zonja e Parë e Botës’ në nder të arritjeve të saj ne fushën e te drejtave të njeriut. Ajo ka shërbyer si e dërguar e Shteteve të Bashkuara në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.