Elegjia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Elegjia (nga greqishtja elegeia – këngë zije) është formë poetike dhe vargjet e saj quhen vargje elegjie.

Në letërsinë bashkëkohore elegjia radhitet në lloj të poezisë lirike sepse ajo shpreh zakonisht, dhimbje të madhe, vdekje apo vuajtje e humbje të një dashurie.

Poetët e Greqisë antike që shkruan elegji si Callinos, Solon et të tjerë, nuk vënin në plan të parë ndjenjat e tyre që do të thotë se elegjia akoma nuk e kishte brendinë e sotshme. Vetëm nga shekulli i Vll p.e.s., poeti Mimnerme shprehu ndjenjat e tija të dashurisë dhe kështu elegjia mori vetitë e saja lirike.

Elegjinë në Romën antike e përhapi poeti grek Parthenios që u soll këtu si skllav. Katuli (Catulle) pastaj e zhvilloi elegjinë romake që njihet si elegia.

Në gjuhën shqipe me elegji të fuqishme (Vaje) dallohet poeti ynë i famshëm Andon Zako Çajupi.