Elementet e sigurise se parase se Shqiperise
Njëra ndër elementet të cilat kanë shumë rëndësi tek paraja është që gjatë përdorimit të tij të vërtetohet që ajo nuk është falso. Për të vërtetuar këtë tek paraja e Shqipërisë, përkatësisht Leku, kemi disa elemente të cilat e dallojnë paranë origjinal nga ajo falso[1]
Karakteristikat dhe elementet e sigurisë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kartëmonedhat shqiptare prodhohen me teknologji tepër moderne. Për t’i mbrojtur ato nga falsifikimi përdoren elemente të përparuara sigurie. Kështu, nëse dëshiron të dallosh kartëmonedhat e vërteta nga ato të falsifikuara duhet të njohësh më parë elementet e sigurisë dhe të tregohesh gjithnjë i vëmendshëm ndaj tyre.
Të dallosh një kartëmonedhë të vërtetë nga një e falsifikuar nuk është shumë e vështirë. Elementi më i dallueshëm i sigurisë që gjendet në çdo kartëmonedhë është filli i sigurisë.
Megjithatë, nëse ti ke dyshime për vërtetësinë e një kartëmonedhe, duhet që domosdoshmërish të kontrollosh elementet e sigurisë, duke pasur parasysh që tre mënyrat më të thjeshta për ta bërë këtë janë :
- nëpërmjet të prekurit të kartëmonedhës ;
- nëpërmjet shikimit të saj përballë dritës ;
- nëpërmjet rrotullimit të kartëmonedhës.
Prekja e kartëmonedhës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Letra me të cilën bëhen kartëmonedhat është më rezistente sesa letra e zakonshme dhe nëse e prek, do të ndjesh që sipërfaqja e saj nuk është e lëmuar, por me reliev në disa pjesë të saj.
Shikimi i kartëmonedhës kundrejt dritës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nëse keni në dorë një kartëmonedhë 500, 2000 apo 5000 lekë, figura që shikoni më poshtë ndryshon ngjyrë, sa herë që ndryshojmë këndin e vështrimit.
Nëse keni në dorë një kartëmonedhë 2000 apo 5000 lekë, do të vini re se kur ndryshoni këndin e vështrimit në hologramë do të shfaqet njëherë portreti i personazhit të kartëmonedhës dhe një herë vlera e saj.
Rrotullimi i kartëmonedhës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nëse keni në dorë një kartëmonedhë 500, 2000 apo 5000 lekë, figura që shikoni më poshtë ndryshon ngjyrë, sa herë që ndryshojmë këndin e vështrimit. Nëse keni në dorë një kartëmonedhë 2000 apo 5000 lekë, do të vini re se kur ndryshoni këndin e vështrimit në hologramë do të shfaqet njëherë portreti i personazhit të kartëmonedhës dhe një herë vlera e saj.
Falsifikimi i kartëmonedhave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Me falsifikim do të kuptojmë prodhimin e monedhave dhe kartëmonedhave nga një person apo organizatë e ndryshme nga Banka e Shqipërisë, e cila është institucioni i autorizuar me ligj për këtë funksion.
Përgjatë historisë janë falsifikuar jo vetëm paratë, por edhe piktura, bizhuteri, bileta lotarie, karta krediti, e shumë e shumë objekte me vlerë. Kuptohet që sa më shumë vlerë të ketë diçka, aq më shumë falsifikatorët do të mundohen ta falsifikojnë atë. Pikërisht, për këtë arsye kartëmonedhat falsifikohen shumë më tepër sesa monedhat metalike. Prandaj, dhe koncepti i falsifikimit lidhet më shumë me kartëmonedhat se sa me monedhat.
Falsifikimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Qëllimi i falsifikatorëve është të mashtrojnë të tjerët për t’u pasuruar në mënyrë të padrejtë. Për këtë arsye, falsifikimi i parasë është krim dhe për të dënohesh me burg. Për prodhimin e kartëmonedhave tona përdoren teknika shumë të përparuara, të cilat e vështirësojnë ose e bëjnë gati të pamundur falsifikimin e tyre. Përveç kësaj, prokuroria dhe policia e shtetit luftojnë që falsifikimet të mos ndodhin.
Lufta kundër falsifikimit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Niveli i falsifikimit të parasë sonë është i ulët, kjo falë edhe teknikave të fabrikimit të kartëmonedhave shqiptare. Megjithatë është shumë e rëndësishme që të gjithë ne të njohim elementet e sigurisë të kartëmonedhave dhe t’i kontrollojmë ato në kartëmonedhat që na duken të dyshimta. Në këtë mënyrë, ne jo vetëm që nuk jemi bërë pre e mashtrimit, por kemi ndihmuar sadopak në luftën kundër falsifikimit të parasë.
Kush na ruan nga kartëmonedhat falso
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Për ndjekjen dhe ndalimin e kartëmonedhave të falsifikuara është përgjegjëse policia e shtetit të Shqipërisë. Përveç kësaj, ka edhe grupe specialistësh të niveleve të larta të cilët hetojnë falsifikimin.
Çfarë duhet të bëjmë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nëse ti dyshon që një kartëmonedhë është e falsifikuar, duhet të flasësh për këtë me prindërit e tu, ndërsa ata duhet ta dorëzojnë kartëmonedhën në një nga bankat e shumta tregtare. Në çdo bankë mund të vlerësohet nëse kartëmonedha është e falsifikuar, por edhe në rast se kjo është vërtet e vështirë, bankat e sjellin kartëmonedhën pranë Bankës së Shqipërisë, e cila vendos përfundimisht për vërtetësinë e kartëmonedhës.[2]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 19 gusht 2014. Marrë më 10 qershor 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ 7 mësime te shkurtra te parëse, Banka Qendrore e Shqipërisë