Jump to content

Elinda Marku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Elinda Marku u lind më 20 shkurt 1969 në fshatin Fierzë të Rubikut. Ajo ka studiuar për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Universitetin Luigj Gurakuqi të Shkodrës. Prej vitit 1999 jeton në Michigan, ku është kryeredaktore e revistës së përmuajshme shqiptare Kuvendi, që publikohet në Amerikë. Marku është ndërkohë edhe autore e librave poetikë: Dy herë e virgjër – Lezhë 1994 dhe Struktura e ferrit – Lezhë 1996.