Elmaze Grainca

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Elmaze Grainca u lind në Cerrnillë të Ferizajt me 13 janar 1962. Ka përfunduar Fakultetin Filologjik dega e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe në Prishtinë, ku ka marrë titullin Profesor. Veprimtare në luftën për liri të atdheut. E përndjekur nga pushteti jugosllav dhe e persekutuar në burgun famëkeq të Mitrovicës. Tani punon në Gjimnazin "Kuvendi i Arbërit" në Ferizaj.