Jump to content

Elsa Martineli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Elsa Martineli Çika (lindur si Elsa Martinelli) ishte arbëreshe e Italisë. Ajo kishte ardhur në Shqipëri në vitet 1930, pasi ishte martuar me publicistin e njohur të kësaj kohe, Nebil Çikën.

Martineli qe e arsimuar dhe me kulturë të lartë, me një kontribut të spikatur në emancipimin e gruas shqiptare.

Martineli u shpall kriminele lufte dhe armike e popullit. U riatdhesua në vitin 1946 si shtetase italiane. Më 29 shtator të vitit 1948, Komiteti Ekzekutiv i Këshillit Popullor të qytetit të Tiranës urdhëroi sekuestrimin e pasurisë së luajtshme të saj.