Elton Debreshi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Elton Debreshi
Të dhëna vetjake
U lind më5 gusht 1989
Partia politikeI pavarur
Fëmijët4
PunësimiMinator

Elton Debreshi lindi më 5 gusht 1989 në Kodër Dan, në Bulqizë. Ai është kandidat i pavarur për deputet në qarkun e Dibrës, minator dhe kryesindikalist.

Arsimimi dhe puna në minierë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Elton Debreshi ka mbaruar arsimin fillor në shkollën “Ali Talja” në Bulqizë e më pas atë 9-vjeçar në shkollën “Asllan Keta” në Fushë-Bulqizë. Në vitin 2012 ai filloi punë si minator në minierën e Bulqizës Arkivuar 5 shkurt 2021 tek Wayback Machine në “Zonën D”. Nga viti 2014 deri në vitin 2019 ai punoi si minator në kompaninë Albchrome të Samir Manes, deri sa u pushua nga puna si pasojë e organizimit sindikal në Sindikatën e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës.

Angazhimi sindikal[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në 17 nëntor të 2019-ës u shpall Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës, kryetar i së cilës u zgjodh Elton Debreshi. Ai u pushua[1] nga puna për shkak të angazhimit të tij sindikal më 22 nëntor të po atij viti. Për pushimin nga puna të Debreshit minatorët nisën një grevë[2] nga 25 nëntori deri në 5 dhjetor, gjatë së cilës u pushuan nga puna edhe 3 minatorë të tjerë. Elton Debreshi ka denoncuar vazhdimisht kushtet e vështira të punës[3] në minierë dhe ka qenë në krye të protestave të mbajtura nga minatorët[4]. Debreshi ka qenë në mbështetje të punëtorëve[5][6] edhe nga sektorë të tjerë të prodhimit e përpunimit si në rastin e naftëtarëve të Ballshit, ku ka qenë i pranishëm në protestat e nbajtura nga ata në Ballsh dhe Tiranë.

Kandidimi për deputet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 20 janar 2021 Elton shpalli kandidaturën[7] për deputet të pavarur në qarkun e Dibrës në zgjedhjet qendrore që do të mbahen më 25 prill. Pika kryesore në të cilën do të përqendrohet fushata e tij është statusi i minatorit, të cilin do e shtrojë si çështje në Kuvendin e Shqipërisë nëse zgjidhet deputet[8] .

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ https://dosja.al/bulqize-albchrome-shkarkon-kryetarin-elton-debreshi-5-dite-pas-emerimit-sindikata-e-minatoreve-hakmarrje-nga-kompania/
  2. ^ https://mattv.al/nderpritet-greva-e-minatoreve-te-bulqizes/
  3. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 6 shkurt 2021. Marrë më 1 shkurt 2021. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  4. ^ https://www.reporter.al/minatoret-protestojne-ne-tirane-kunder-samir-manes/
  5. ^ https://web.facebook.com/watch/?ref=saved&v=565989107326347
  6. ^ https://web.facebook.com/watch/?ref=saved&v=261896968230301
  7. ^ https://citizens-channel.com/2021/01/20/nje-mandat-per-minatoret-e-bulqizes-elton-debreshi-kandidon-ne-zgjedhjet-e-25-prillit-ne-diber/
  8. ^ https://citizens-channel.com/2021/01/20/nje-mandat-per-minatoret-e-bulqizes-elton-debreshi-kandidon-ne-zgjedhjet-e-25-prillit-ne-diber/