Endrit Mumajesi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Endrit Mumajesi
Background information
Emri i lindjesEndrit Mumajesi
Gjithashtu njohur siMuma
Lindi (1989-08-09) 9 gusht 1989 (34 vjeç)
Shqipëri, Tiranë
ZhanretArtist
Raper,Composer,Song Writer
Vitet aktik2010-prezentë
Websitewww.muma.al

Biografia

Endriti lindi më 9 gusht të vitit 1989, në Tiranë, është autor këngësh dhe këngëtar shumë i njohur. Endrit Mumajesi është një ndër autorët më të talentuar të artit. Ka lindur në Tiranë. Shkollën fillore e përfundoi në shkollën "Ali Demi" në Tiranë, ndërsa atë të mesmen në shkollën "Sinan Tafaj". E ka nisur rrugëtimin e tij me muzikën që në moshën 15 vjeç. Kënga e parë me të cilën ai ka bashkpunuar dhe i ka shkruar tekstin është kënga "Një jetë me ty" nga Vedat Ademi. Ka shkruar edhe disa tekste mjaft të njohura dhe aktualisht është pjesë e produksionit ThreeDots.

Më datë 23 Tetor 2016, Genta Ismajli publikon videoklipin "Squat Baby", në bashkëpunim me Muma. Muzika e këngës u punua nga Alfred Sula, teksti u shkrua nga Endrit Mumajesi. Videoklipi u prodhua nga Entermedia.

Më datë 3 Nëntor 2017, Fjolla Morina & Muma publikojnë videoklipin "Culo". Muzika e këngës u punua nga Alfred Sula, teksti u shkrua nga Endrit Mumajesi, ndërsa për orkestrimin u kujdes Alfred Sula


Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Audio[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Video[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]