Jump to content

Enertin Dheskali

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Enertin Dheskali ka lindur më 31 mars të vitit 1976 në qytetin e Fierit. Mbaron gjimnazin “Perikli Ikonomi” në vitin 1994. Pas mbarimit të gjimnazit deri në vitin 1997 provon emigracionin, si shumica e të rinjve shqiptarë. Në këtë vit rikthehet në Shqipëri ku nis universitetin. Diplomohet në vitin 2002 në Fakultetin Filologjik në Universitetin e Tiranës, për Gjuhë dhe Letërsi, me rezultate mjaft të larta, (mesatare mbi 9.5). Në vitin 2006 nis studimet pasuniversitare dyvjeçare Master, (SHPU), për Letërsi të Huaj dhe Estetikë, të cilat i mbyll me rezultate maksimale. Në vitin 2010 nis Shkollën e Doktoraturës të cilën është duke e mbyllur me rezultate maksimale në profilin Letërsi Shqipe dhe Estetikë. Në vitin 2009 vazhdon edhe një tjetër Master pranë Universistetit “UFO”, për “Shkenca Administrative”. Që në vitin 2003 deri në vitin 2008 ka punuar si mësues letërsie në shkollën e mesme të përgjithshme “Janaq Kilica”, Fier. Më tej që nga viti 2008 e në vazhdim, punon si mësues në shkollën e mesme jopuplike “Flatrat e dijes”, në gjimnazin privat “Evarist Galua”, etj, si edhe drejtor në një tjetër shkollë jopublike të qytetit të Fierit. Po kështu ka punuar edhe si pedagog i jashtëm në Universitetin e Vlorës, duke dhënë lëndët e Letërsisë së Huaj, Shqipes Standarde dhe të Estetikës. Ka lëvruar gjithashtu edhe fushën e gazetarisë, ku ndër të të tjera ka punuar si kryeredaktor dhe drejtor në televizionin lokal “Apollon”. Është njohës i mirë i disa gjuhëve të huaja, të certifikuara me notë maksimale në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Tiranë. Deri tani ka botuar tre vëllime poetike, të titulluara “Gjurmë zemre nëpër kohë”, “Përtej ëndrrave dhe përjetësisë”, dhe “Gjak në kozmos”. Ka në proces botimi romanet "Aty ku njeriu gjen vetveten" dhe "Kryqëzimi i një profesori të ri", një monografi universitare të titulluar “Mbi historinë e estetikës botërore”, si edhe dramën “Drejtësinë e bën paraja miku im”, etj. Është në marrëdhënie të përhershme me shtypin e shkruar, ku boton herë pas here krijime letrare, si tregime dhe poezi, por edhe recensa, kritika letrare, analiza, etj.