Jump to content

Engjell Muhedin Shehu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Engjëll Shehu)
Engjell Muhedin Shehu
Emri Engjell
Mbiemri Shehu
Lindur më 17 mars 1962
Lindur në Bënçë, Tepelenë
Kombësia shqiptare
Shtetësia shqiptare, belge
Profesioni shkrimtar, publicist, agronom

Engjëll Muhedin Shehu, lindi më 17 mars të vitit 1962Bënçërrethit Tepelenë, Shqipëri, është agronom, publicist dhe shkrimtar shqiptar.

Shkollën e mesme profesionale dega Agronomi “Memo Nexhipi - Dukaj“, Tepelenë e ka kryer në vitet (1977-1981). Në vitin 1983 kreu shkollën policore (1983-1986).

Ka punuar si ekonomist në tregtinë ushqimore Tiranë në vitet (1988-1992). Punoj si gazetar në gazetën “Rilindja demokratike” si dhe operator në televizionin TV Shijak të Tiranës (1997-1999). Si operator i televizionit Shijak dhe si gazetar i Partisë Demokratike te Shqipërisë, më datën 14 shtator 1998 është plagosur nga forcat e rendit para Kryeministrisë Shqiptare, duke filmuar ceremonialin mortor të varrimit të deputetit dhe demokratit Azem Hajdari.

Si rezultat i represionit qeveritar ndaj tij për bindjet politike dhe kërcënimeve djallëzore për likuidim fizik dhe politik, në muajin maj 1999, Engjëlli me familjen e tij emigroi në Belgjikë. Ka shkruar dhe shkruan në shtypin e vendit dhe të huaj shumë shkrime politike e publicistike. Boton vazhdimisht shkrime politike e publicistike si dhe poezi në shumë forume virtuale të internetit.[1] Engjëll Shehu boton gjithashtu poezi ne sitin e tij të internetit.[2] Engjëll Shehu është një figurë e rëndësishme në letërsinë shqiptare, ai ka botuar tre libra me poezi satirike. Engjëll Shehu ka kryer studime ne Belgjikë si : Institutin Elektrik, Institutin Informatik si dhe studimet për Përkthyes (Traducteur-interprète). Aktualisht punon përkthyes Frëngjishte - Shqip dhe Shqip - Frëngjishte në Belgjikë. Ai gëzon një popullaritet të madhe nga të gjithë banoret vendas ku jeton si dhe nga komuniteti Shqiptar ne Belgjikë.