Eni Shehu
Eni Shehu | |
---|---|
Lindi | 10 mars 1986 Tiranë |
Profesioni | Aktor, Gazetar dhe producent televiziv |
Eni Shehu( lindur më 10 mars 1986) është një aktor, gazetar dhe producent televiziv.
Shehu ka lindur në Tiranë dhe është bërë pjesë e medias që në moshën e adoleshencës.
Ai ka spikatur falë zërit karakteristik dhe aftësisë në prezantim dhe në fushën e gazetarisë
Eni ka përfunduar studimet për aktrim pranë Fakultetit të Artit Skenik në Akademinë e Arteve në Tiranë dhe ka pasur role në disa filma.
Edukimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Eni Shehu krahas karrierës së tij si gazetar që në periudhën e gjimnazit preferoi të diplomohej në një tjetër profil. Në vitin 2012 ai përfundoi studimet për aktrim pranë Fakultetit të Artit Skenik në Akademinë e Arteve në Tiranë.
Jeta e hershme dhe karriera në media
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Eni Shehu e ka nisur karrierën në television që në gjimnaz. Në vitin 2003, kur ishte vetëm 17 vjeç ai fitoi audicionin për të prezantuar programin më të ndjekur nga të rinjtë, "Top Select" në Top Channel.
Falë zërit të tij karakteristik Eni Shehu paralelisht me televizionin drejtoi programe në Top Albania Radio dhe My Music, duke spikatur si një prej zërave radiofonik më interesantë në Shqipëri.
Gjithashtu ai ka qenë zëri zyrtar i disa prej spektakleve më të ndjekura televizive si "X Factor", "Dance With Me", "Your face sounds familiar".
Në këto spektakle zëri I Enit shërben si voice over për të lajmëruar fituesin apo konkurentin e radhës.
Një kthesë profesionale në karrierën e tij vjen në vitin 2013, kur Eni angazhohet si gazetar pranë televizionit Abc News ku për disa vite me radhë mbuloi sektorin e kulturës dhe temat sociale.
Gjatë kësaj periudhe ai ka drejtuar një prej emisioneve më të suksesshme siç është “ Edicioni Veror, një transmetim i përditshëm live nga riviera shqiptare me reportazhe dhe intervista në funksion të promovimit të turizmit.
Në vitet 2017-2018, Eni Shehun e shohim edhe në rolin e kryeredaktorit dhe producentit të emisionit “ Jo vetëm modë” në Tv Klan.
Radio
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Radio | Viti | |
1. | Top Albania Radio, My music | 2005 |
2. | Voice Over në spektakle | 2014 |
Televizion
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Televizion | Viti | |
1. | Abc News | 2013 |
2. | Tv Klan | 2017 |
Karriera si aktor
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 2009-2012 u diplomua si aktor pranë Fakultetit të Artit Skenik në Akademinë e Arteve në Tiranë.
Gjatë viteve të shkollës mori pjesë si aktor kryesor në dy filma të shkurtër, (Shpuzë) dhe (Realitete Paralele) dhe një rol episodik te filmi (Gjallë).
Pas përfundimit të Akademisë së Arteve debutoi në skenën e Teatrit Kombëtar me rolin tejet impenjativ të Kaligulës nga vepra me të njëjtin titull e Alber Kamy.
Ky rol vulosi karrierën e tij si aktor, pasi shfaqja konkuroi në Festivalin e Teatrove të atij viti (2012) dhe Eni Shehu fitoi çmimin si "Aktori më i mirë".
Në vitin 2016, vjen një tjetër rol, në filmin me metrazh të gjatë “ Ndërkombëtarët ”.
Aktori luan rolin e Roshit, personazhit kryesor të filmit.
Viti 2019 shënoi një tjetër sukses për Enin si protagonist kryesor në serialin e parë për web të prodhuar në Shqipëri, "Love Likes Tirana", në rolin e avokatit Klajd Abazi.
Si Aktor
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]1. Shpuzë
3. Gjallë
4. Kaligula
5. Love likes Tirana
Çmimet
Aktori më I mirë në shfaqjen Kaligula