Jump to content

Entomofobia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Entomofobia, e njohur ndonjëherë si insektofobia, është një fobi specifike e karakterizuar nga një frikë (neveri) e tepruar ose joreale ndaj një ose më shumë klasave të insekteve dhe e klasifikuar si fobi nga DSM-5.[1] Rastet më specifike përfshijnë katsaridaphobia (frika nga kacabut), melisofobia (frika nga bletët), mirmekofobia (frika nga milingonat) dhe lepidopterofobia (frika nga mola dhe fluturat). Një libër thotë se 6% e të gjithë banorëve të SHBA-së e kanë këtë fobi.[2]

Entomofobia mund të zhvillohet pasi personi të ketë pasur një përvojë traumatike me insektet. Mund të zhvillohet herët ose më vonë në jetë dhe është mjaft e zakonshme tek fobitë e kafshëve. Në mënyrë tipike, dikush ka frikë nga një lloj specifik insekti. Megjithatë, në disa raste, kjo frikë mund të përfshijë të gjithë organizmat e grupit Arthropoda. Entomofobia çon në ndryshime të sjelljes: personi me entomofobinë do të shmangë situatat ku mund të ndeshet me një lloj specifik insekti. Terapia konjitive e sjelljes konsiderohet një trajtim efektiv.[1]

  1. ^ a b McCabe, Randi E. (2015). Milosevic, Irena; McCabe, Randi E. (red.). Phobias: The Psychology of Irrational Fear: The Psychology of Irrational Fear (në anglisht). ABC-CLIO. fq. 125–27. ISBN 9781610695763.
  2. ^ Lockwood, Jeffrey (2013-09-25). The Infested Mind: Why Humans Fear, Loathe, and Love Insects (në anglisht). Oxford UP. fq. 110–. ISBN 9780199374939. Marrë më 13 dhjetor 2015.