Jump to content

Enver Jaup Jaupi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Enver Jaup Jaupi ka lindur , më 12 prill 1947, në Allkomemaj të Tepelenës në një familje me tradita atdhetare. Ka punuar 43 vjet mësues në fshatrat Allkomemaj, Krahës, Hormovë dhe Kodër të rrethit të Tepelenës. Është krijues i këngëve polifonike të grupit të qytetit të Tepelenës,të zonës së Krahësit dhe të Rrëzës së Tepelenës.Enver Jaupi ka qenë drejtues i grupit polifonik të qytetit Tepelenë gjatë periudhës 2003–2008. Grupi polifonik i qyteti Tepelenë nën drejtimin e Enver Jaupi në vitin 2004 për herë të parë ka marrë pjesë ne festivalin folklorik ndërkombëtarë të Gjirokastrës, me këngën " Sa hapën yjet saban" me tekst të Maliq Lilës. Gjithashtu grupi polifonik i qytetit po në muajin Nëntor 2004 morri pjesë për herë te parë në Festivalin Iso Polifonia ne Vlorë, me këngën "Linde trima për flamur" teksti Enver Jaupi. Është anëtar i shoqatës "Pegasi" të Gjirokastrës, i shoqatës Atdhetare-Kulturore-Shkencore Mbarëkombëtare "Ali Pashë Tepelena" dhe Anëtar Nderi i shoqatës "Labëria".

Burimi i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]