Jump to content

Enver Osman Haka

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Enver Osman Haka Ka lindur më 14 prill të vitit 1956 në Petrelë të Tiranës. Mbaroi Akademinë e Forcave Ajrore për teknik aviacioni dhe ka kryer detyrën e teknikut-fluturues në Regjimentin e Farkës me helikopterët Mi-4. Ra në krye të detyrës në katastrofën ajrore të 22 nëntorit 1989 në rajonin e Himarës. Me vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 228, datë 22.04.1996 është shpallur "Dëshmor i Atdheut”. Prehet në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Tiranë.