Jump to content

Enver Pushka

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Enver Pushka është një poet, shkrimtar dhe skenarist boshnjak.

U lind në vitin 1966 në Sarajevë, ku u diplomua në Shkollën e Mesme të Mjekësisë[1]. Ka botuar dy romane: "Mejtash"[2] dhe "Gardhi" (Ziva ograda). Shtëpia botuese me renome "L'harmattan" në vitin 2003 publikoi "Mejtashin" edhe në frëngjisht.

Eshtë edhe bashkëskenarist në filmin "Go West", skenarist i filmit "Shpirtrat e Sarajevës", skenarist, redaktor dhe producent i filmit "Ritmi i jetës", i cili  kishte premierën në tetor të vitit 2007. Filmi u nderua në festivalin e filmave të B. dhe H. në new York dhe në Kimmera Film Festivalin në Itali (me rolin më të mirë mashkull dhe me filimin më të mirë). Në tetor të vitit 2008, TV Pink ka filluar transmetimin e tij si serial "Gjaku nuk është ujë". Ishte edhe skenarist dhe regjisor në serialin "Mahalashi" të prodhuar nga TV PINK, B. dhe H.[3]

  1. ^ Mr. Enver Puska, director and screenwriter, visiting our school Vizituar më 9.11.2016.
  2. ^ Pushka,E.; Mejtaš: Sarajevë, 1998, ISBN 978-9958-21-050-9
  3. ^ Enver Puška: Koliko je teško stvarati filmove u BiH? Arkivuar 28 tetor 2019 tek Wayback Machine Vizituar më 9.11.2016.