Erida Gjini
Erida Gjini, lindur më 1983, është kërkuese shkencore në fushën e biomatematikës dhe epidemiologjisë teorike. Gjithashtu është drejtuese kërkimesh në Institutin Gulbenkian të Shkencës në Portugali.
Arsimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Erida Gjini ka studiuar në gjimnazin "Dhaskal Todri" në Elbasan dhe në Kolegjin e Botës së Bashkuar të Adriatikut në Duino, Itali gjatë viteve 2000–2002.(www.uwc.org).
Studimet universitare dhe pasuniversitare i ka kryer në Universitetin e Utrehtit (Utrecht University College) në Holandë specializuar në shkenca matematike (www.uu.nl).
Gjithashtu, është fituese e bursës "Kelvin-Smith" për doktoraturë në biologjinë matematike dhe epidemiologjinë teorike të sëmundjeve infektive në Universitetin e Glasgout (www.gla.ac.uk), në Mbretërinë e Bashkuar.
Karriera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në 2012, Erida Gjini filloi kërkimet shkencore postdoktorale në Institutin Gulbenkian të Shkencës, në Portugali. Ajo është kërkuese e pavarur dhe drejtuese e grupit të modelimit matematik të proceseve biologjike në këtë institut që prej vitit 2015. [1]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 8 janar 2022. Marrë më 12 tetor 2021.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)