Erik Johan Stagnelius
Erik Johan Stagnelius u lind më 14 tetor 1793 në Gärdslösa në ishullin Oland, Suedi dhe vdiq më 8 prill 1823 në Stockholm, ishte poet Suedez. Stagnelius lindi ishte biri i një prift.
Jeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 1810 i ati i tij u bë peshkop në qytetin Kalmar. Stagnelius studioi së pari në Lund, pastaj në Uppsala ku u diplomua në vitin 1815. Në njëjtin vit u punësuar si klerik në Stockholm. Besohet se ai vuajti nga një gjendje kronike fizike (një efekt anësor i konsumit intensiv të alkoolit apo ndoshta sindromës Noonan, sugjerojnë studiuesit suedezë) duke i shkaktuar dhimbje dhe se ai përdori opiumin si ilaçin e tij kryesorë. Jeta e tij me detaje, është e njohur pak.
Vepra
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Stagnelius ishte shumë erudit në poezi latine dhe kohës të shekullit 1700. Gjithashtu edhe në letërsinë franceze, gjermane dhe suedeze e kohës e tij ishte mjaft kompetent[nevojitet citimi]. Ai mësoi shumë nga persona romantik, kryesisht Atterbom, por nuk pajtohej me mërinë e tyre kundër gustavianëve, midis të tjerash ai 1818 konkurroi në një garë që organizoi Akademia Suedeze. Në prodhimin e Stagnelius poemat i tij janë më të njohura, por edhe shkrimtaria dramatike e tij është e gjerë dhe tekstet tregime janë të shumta gjithashtu. Ai paraqit gjithashtu dhe si epik. Wladimir den store/ Wladimir i madh (1817) është një poemë në heksameter me temë nga historinë mesjetare e rusëve. Konvertimi Carit Wladimir në besimin krishterë është një pyetje që i përket Stagnelius. Në një formë personale u shfaq në Zambaka në Sharon/Liljor i Saron (1821), tri fletore shënimesh me seri poeme lirike dhe një dramë, Deshmorët/ Martyrerna, e paraqet fenë krishtere nga ana e gnosticizmit. Këtu paraqitet jeta tokësore si burg dhe rilindja në parajsë si e vetmja e mirë. Drama Bacchanterna (1822) është vepra e fundit që ai e botoj vetë; paraqitet këtu më tepër pyetja nëse jeta duhet mohuar osë pranuar. Albert och Julia (1824) u botua postume, tema është erotika në këtë botë dhe dashuria në parajsë, një problem i madh i Stagnelit, vjen në formë dramatike.
Kritikuesi Lorenzo Hammarsköld, i vlerësoi shumë veprat e Stagneli. Lorenzo mblodhi dhe botoi një material mbi jetën tij. Përmbledhje e veprave të Stagnelit në dy vëllime u botua në vitin 1824–1827. Nëpër këto u publikuan shumë vepra të tjera të njohura, për shembull vjersha Blenda dhe drama Riddartornet/Kulla e Kalorësit. Një punim shkencor mbi shkrimet e Stagnelit u botua 1911–1919 në pesë vëllime nga Fredrik Böök, edhe gjithashtu një monografi e madhe mbi Stagnelin.[nevojitet citimi]
Në poezinë e Stagnelit dominon erotizmi.[nevojitet citimi] Egoja e cila flet në lirikën dhe shumë herë nëpër figura dramatike, përshkrun një pasion, paaftësinë e tij për arrijen e këtij qëllim të dëshiruar dhe ndjenja e vetmisë and ankthit që rrjedh prej kësaj. Këto ndjenja bashkohen në një imazhin e një vajzë me emrin Amanda. Rreth kësaj nxitje erotizmi ai krijoi një kuptim të vetë. Aty ky aftësia për poezi dhe ëndrrat kompensojnë ndjenjën e dashurisë. Ënderrat dhe krijimet përfundojnë me një zgjim të pikëlluar dhe plot ankth (”Endymion”). Edhe vdekja përshkruhet si një përzierje e prekshme dashurie ("Till förruttnelsen/ Për kalbëzimin"). Në poezinë e tij gnosticizëm përshkruhet shpirti si një grua e burgosur që dashuron dhëndërin, Kristi. Poezia e Stagnelit është në një formë të saktë, mendjethellë dhe me shumë emocione dhe flet më një intensitet e jashtëzakonishëm. Në kohën moderne shumë poetë suedezë shikojnë Stagnelin si një shembull të mirë.
Filozofia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mendimi i tij, i cili është i dukshme nga veprat e tij të fundit, është i ndikuar nga mistikët dhe filozofët romantike. Pjesërisht, ai u ndikua edhe nga besimet gnostike. Në shekullin e 19-të, ky besim mund të jetë shqyrtuar në tërësi dhe besohet të ketë origjinën nga një lexim i përkthimit Suedeze të Ginza RBA, veprat e shenjta të Mandaeism, botuar si Libri Adamit. Personat e tjerë veprat e të cilëve ai lexuar dhe ishin ndikimet e mundshme ishin Schelling, Jakob Böhme dhe Platoni.