Erik Halilaj
Appearance
(Përcjellë nga Erik halilaj)
Erik Halilaj | |
---|---|
Lindi | 30 shtator 1996 |
Kombësia | Shqiptar |
Profesioni | 3D Artist |
Titulli | Erik Halilaj / 3D Artist |
Faqja në rrjet | www.erikhalilaj.com |
Erik Halilaj është 3D artist VFX, nga shqiperia.
Jetëshkrimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Erik Halilaj lindi më 30 shtator të vitit 1996 dhe popullariteti i tij filloi që nga viti 2020 me publikimin e koleksionit të tij qesharak të SpongeBob i cili pati një impakt shumë pozitiv në botën 3D. Gjatë viteve 2014-2018 ka mbajtur një profil të ulët duke u përfshirë në projekte të bizneseve të ndryshme në fushën e marketingut.
Gjatë kësaj periudhe ka punuar në mënyre autodidakte në specializimin e mëtejshëm në VFX dhe 3D duke marrë pjesë edhe në efektet vizuale të disa filmave si: Balkan Blood, Elvis Walks Home, Pit Stop Mafia, Albanian Action.
Plot ambicie, ai ka qenë duke ndjekur qëllimin e tij, duke iu përkushtuar kohë dhe energji projekteve të ndryshme 3D, duke ushqyer më shumë pasionin e tij për manipulimin e efekteve vizive që transmetojnë vlera artistike. Pas përfundimit të shkollës së mesme ai e ka kuptuar ku qëndrojnë aftësitë dhe pasioni i tij më i madh, dhe e ka vënë menjëherë në zbatim duke u përfshirë në projekte personale praktike, të cilat kanë ndikuar në zhvillimin e tij të mëtejshëm në këtë drejtim. Pjesëmarrja e tij nëpër rrjete sociale ka qenë shumë aktive duke marr në konsiderate faktin që bëhet fjalë për nje fushë ne zhvillim, dhe duke qenë gjithmonë i ndërgjegjshem që marketingu më i mirë për punët e tij mund të jepte fryte optimale vetëm nëpermjet marketingut onlajn. Megjithatë, Eriku nuk është vetëm një 3D-Artist - ai ka një interes të gjerë në të gjitha aspektet e botës se 'Graphic Design' dhe tashmë ka fituar përvojë në fusha te ndryshme si përpunimi i imazheve dhe serialeve te animuara 3D. Së fundmi ka qenë mjaft i interesuar për teknologjinë blockchain, veçanërisht për përdorimin më interesant të saj ne botën e artit dixhital, NFT (Non - Fungible Token). Ai ka krijuar disa koleksione te ndryshme te cilat kanë pasur shumë shitje dhe popullaritet ne treg, duke treguar aftësine e tij për të ndjekur trendin, dhe parashikuar trajektoren e botës së artit dixhital dhe mënyrës së shfaqjes së tij, nëpërmjet mjeteve të reja të deçentralizuara dhe open-source.Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Erik Halilaj at IMDB Official Instagram Profile www.foxinterviewer.com www.behance.net www.pinterest.com www.phoneky.com
Burime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Viti | Titulli | Roli |
---|---|---|
2018 | Balkan Blood | 3D Artist VFX |
2017 | Elvis Walks Home | 3D Artist VFX |
2016 | Pit Stop Mafia | 3D Artist VFX |
2016 | Albanian Action | 3D Artist VFX |