Erjeta Kici
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Erjeta Kici ka lindur në vitin 1978 në qytetin e Kavajës në një familje arsimtarësh. Në vendlindje mori dhe mësimet e para dhe shkollën e muzikës. Shkollën e mesme e kreu në Tiranë. Qysh në moshë të vogël kishte pasion për librat e lexonte vazhdimisht, duke jetuar në botën e tyre të magjishme. Erjeta ka shkruar tregime dhe poezi, përgatiti dhe botoi romanin "Për një fjalë më shumë" në vitin 2005, botim i shtypshkronjës Guttenberg. Në vitin 2008 boton romanin "Zemra e fundit" botim i shtëpisë botuese Emal Tiranë dhe në vitin 2010 përmbledhje me shprehje e poezi "Unë kam lindur poezi" botim i shtëpisë botuese Emal Tiranë. Më 28 Maj , 2018 Erjeta publikon fabulen , Disko Pub me shtëpi botuese 2 M Printing , Durres.
Në muajin Mars 2018 gazetari i famshëm Italian Giovanni Terzi , prezanton Erjetën në Rai Uno në programin e mëngjesit Uno mattina in famiglia : Ndersa në Tetor të 2018 e zgjedh ne librin e tij Eroi Quotidiani. Erjeta vazhdon te shkruajë e të ndiqet nga emra te famshëm botërorë ne faqet e saj zyrtare.
Aktualisht, Erjeta jeton në Itali