Errësira

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Krijimi i Dritës, nga Gustave Doré

Errësira, si e kundërta e ndriçimit, kuptohet si një mungese e dritës së dukshme. Është gjithashtu shfaqja e të zezës në një hapësire të ngjyrosur. Njerëzit nuk janë në gjendje të dallojnë ngjyra as kur mbizotëron drita e as kur mbizotëron errësira. Në kushtet e dritës së pamjaftueshme, perceptimi është akromatik, pra i zi. Përgjigja emocionale ndaj errësirës ka krijuar përdorime metaforike të termit në shumë kultura.

Pjesa shkencore[redakto | redakto tekstin burimor]

Perceptimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Shikojeni figuren për një minutë dhe pastaj hiqini sytë. Syri do të paraqesë plotësueset e dritës dhe errësirës së figurës duke krijuar fenomenin e pas-imazhit.

Perceptimi i errësirës ndryshon nga mungesa e thjeshte e dritës për shkak te efekteve te "pas-imazheve" në perceptim. Ne perceptim, syri është aktiv dhe ajo pjese e retinës e cila nuk stimulohet prodhon një "pas-imazh" plotësues.

Fizikë[redakto | redakto tekstin burimor]

Ne terma fizike, një objekt quhet i errët kur thith fotone duke bërë që të duket i zbehte i krahasuar me objektet e tjera. Për shembull një bojë e zeze mat nuk reflekton shumë dritë të dukshme dhe duket e erret ndërsa boja e bardhe reflekton shume dritë të dukshme dhe duket e ndritshme. Drita nuk mund te thithet pa limit. Sipas principit të ruajtjes së energjisë, energjia nuk mund të krijohet e as të shkatërrohet. Ajo vetëm mund te ndryshohet nga një formë në tjetrin. Si pasoje e kësaj, shume objekte që thithin dritën e dukshme, e rilëshojnë atë më vonë si nxehtësi. Kështu që, megjithëse një objekt mund të duket i errët, është e mundshme të jetë i ndritshëm në një frekuence që njerëzit nuk mund ta perceptojnë. Një vend i erret ka burime të limituara drite, duke i bërë gjërat të vështira për tu pare. Ekspozimi ndaj alternimit të dritës me errësirën (dita dhe nata) ka shkaktuar përshtatje të ndryshme evolucionare ndaj errësirës. Kur një vertebror, si njeriu, hyn në një vend të errët, bebet e tij të syrit zgjerohen duke lejuar më shumë dritë të hyjë në sy duke përmirësuar kështu dhe shikimin natën. Një metode shkencore për matjen e errësirës është Shkalla e Qiellit të Errët e Bortlit e cila tregon ndriçimin e qiellit të natës dhe yjeve në një vendodhje të veçante dhe dukshmërinë e objekteve qiellore në atë vend.

Teknikë[redakto | redakto tekstin burimor]

Ngjyra e një pikseli në një ekran kompjuterik 24-bit, përcaktohet nga tre vlera KJB (Kuqe, Jeshil, Blu) të cilat variojnë nga 0-255. Kur elementet e kuq, jeshil dhe blu të një pikseli janë plotësisht të ndriçuar (255,255,255) pikseli shfaqet i bardhe; kur të tre elementet janë të pa ndriçuar (0,0,0) pikseli shfaqet i zi.

Pjesa kulturale[redakto | redakto tekstin burimor]

Artistika[redakto | redakto tekstin burimor]

Thirrja e Shën Mateut e Karavaxhios përdor errësirën për efektet e saj kiaroskuro.

Artistët përdorin errësirën për të theksuar dhe konstrastuar dritën. Errësira mund të përdoret si një kontrapunkt i vendeve të ndriçuara për të krijuar linjat kryesore dhe boshllëqet. Ngjyrat bashkohen me njëra-tjetrën për të krijuar të zezën sepse secila ngjyrë përthith një frekuence të caktuar drite. Teorikisht, bashkimi i tre ngjyrave parësore, ose i tre ngjyrave dytësore, do ta thithte të gjithë dritën e dukshme dhe do krijonte të zezën. Në praktikë është e vështirë të ndalosh përzierjen të marri një ngjyrim të kaftë.

Literaturë[redakto | redakto tekstin burimor]

Ndarja e dritës nga errësira ditën e parë të krijimit, nga tavani i Kapelës Sistinë nga Mikelanxhelo

Si një term poetik në botën perëndimore, errësira përdoret për të treguar prezencën e hijeve, të keqes dhe parandjenjës.

Dita e pare e krijimit biblik fillon me errësire në të cilën paraqitet krijimi i dritës dhe ndarja e kësaj drite nga errësira (si ndarja e krijimit të Diellit dhe Hënës në ditën e katërt të krijimit). Kështu, megjithëse dhe drita dhe errësira janë të përfshira në punimet gjithëpërfshirëse të Zotit të plotpushtetshëm, errësira u konsiderua murtaja e sekondit që zgjat dhe vendodhja e "qarjes dhe kërcëllimit të dhëmbëve".

Kur'An-i deklaron se ato që shkelin kufijtë e asaj që është e drejtë janë të dënuar në "dëshpërim djegës dhe errësire të akullt".

Në filozofinë kineze, Jin është pjesa femërore plotësuese e Taixhitu dhe përfaqësohet nga një lob i errët.

Përdorimi i errësirës si një pajisje retorike ka një traditë të gjatë.

Shekspiri, duke punuar në shekujt XVI-XVII, krijoi një personazh të quajtur "princi i errësirës" dhe i dha errësirës nofulla për të gëlltitur dashurinë (Ëndrra e një nate vere).

Dante e përshkroi Ferrin si "të njollosur me një errësirë të gurtë".




Shiko gjithashtu[redakto | redakto tekstin burimor]