Errësimi global
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Biodiversiteti dhe ekosistemi në Evropën Juglindore, ku përfshihet dhe Shqipëria, do të preken nga ndikimet e ndryshimeve klimatike, që do të çojnë në humbjen e mëtejshme të llojeve dhe habitateve, shumica e të cilave të rralla e të rrezikuara.
Ky është përfundimi i tre raporteve, përgatitur në kuadër të një projekti një vjeçar nga Qendra Evropiane për Mbrojtjen e Natyrës (ECNC), në bashkëpunim me Qendrën Rajonale të Mjedisit për Evropën Qendrore dhe Lindore (REC), me financimin e Agjencisë spanjolle për Bashkëpunimin Ndërkombëtar për Zhvillim (AECID).
Sipas Zyrës së REC në Shqipëri, në raport u përfshinë pesë shtete, Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia.
Nga raporti rezulton se tendenca e rritjes së temperaturave, presioni mbi burimet ujore, rritja frekuente e kushteve të këqija të motit dhe përmbytjet, rritja e erozionit bregdetar dhe shtimi i zjarreve në pyje, do të vazhdojnë. Në shumë raste këto janë të dukshme dhe po ushtrojnë ndikim mbi njerëzit, vendet dhe punësimin në zona të rajonit. Ndikimi i këtyre elementëve në biodiversitet konfirmohet tashmë dhe nga aktorët e interesuar, shkencëtarët dhe ekspertët në rajonin e Evropës Juglindore.
Si rezultat i projektit është krijuar platforma, nga e cila mund të ndërmerren aktivitete që do t’i mundësojnë Evropës Juglindore të jetë më mirë e përgatitur për ruajtjen e kualitetit të biodiversitetit të vet të pasur, të ekosistemeve dhe produkteve te veta dhe shërbimeve që mundësojnë ato, dhe që janë me rëndësi vitale. Realizimi i projekteve nga ana e ECNC-së ka çuar drejt rritjes së mirëkuptimit dhe shkëmbimit të diturive profesionale për pasojat e ndryshimeve klimatike në biodiversitet dhe shërbimet e ekosistemit, nga pikëpamja e rritjes së vlerës, në rënien dakord sa më të gjerë për marrjen e masave urgjente.
Ndikimi i ndryshimeve klimatike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në bazë të ecurisë së mëparshme, të matjeve aktuale dhe modeleve që tregojnë skenarët e ardhshëm, është pranuar shkencërisht se temperatura globale po rritet dhe se klima e Tokës ka potencial për ndryshim të shpejtë. Një pjesë e madhe e kësaj janë pasoja direkte të shtimit të emisioneve të gazeve dhe aktiviteteve të tjera njerëzore dhe ka të bëjë me provokime të ndryshimeve për shoqërinë në përgjithësi.
Për vendet e Evropës Juglindore, duke përfshirë Shqipërinë, Bosnjë Hercegovinën, Malin e Zi, Serbinë e Turqinë, ndikimet e ndryshimeve klimatike mund të përfshijnë rritjen e temperaturës, shpeshtësimin e kushteve ekstreme të kohës, rritjen e erozionit të bregdeteve dhe nivelit të deteve, ndikimin në biodiversitetin detar, rritjen e nivelit të ujit nëpër lumenj, nën ndikimin e hapur të baticës, shtimin e përmbytjeve, presionin e madh në burimet e ujit, uljen e pasurisë së biodiversitetit, etj. Por, bazuar në studim, përveç kësaj do të ketë probleme për komunitetet lokale dhe rajonale, që varen nga shërbimet që i siguron ekosistemi (në formë të ujit për pije, karburanti, materialit për ndërtim, si dhe resurseve që mundësojnë korrjen) dhe të cilat mbajnë kushtet e pranueshme të jetesës.
Disa rajone të Evropës Juglindore, sipas studimit, pritet të jenë më të ndjeshme nga ndryshimet klimatike, me pasoja të theksuara në ekosisteme dhe në biodiversitet.
Pasojat ekonomike të ndryshimeve klimatike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ndikimi i ndryshimeve klimatike në biodiversitet pritet të ketë pasoja direkte dhe indirekte ekonomike. Mendohet se ndryshimet klimatike do të ndryshojnë ofertën e shërbimeve te ekosistemit evropian në vitet e para të periudhës 2000-2050. Sipas studimit, vlerësohet se çdo vit do të humbasim shërbimet e ekosistemit, vlera e të cilave do të jetë 50 miliardë euro vetëm nga ekosistemi i tokës.
Bota më e ngrohtë do të karakterizohet nga ndryshimet e radhitjes kohore të ngjarjeve sezonale në natyrë. Shumë habitate do të jenë më pak të përshtatshëm për jetë, ndërsa lëvizja e kushteve të përshtatshme klimatike për disa lloje do të çojë drejt ndryshimeve të numrit të tyre dhe fushave të përfaqësimit me ndikimet direkte në lidhjen ekologjike.
Politikat e rekomanduara ndaj ndryshimeve klimatike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Është e mundur të përdoren dy tipa kryesore të politikave, me qëllim që t’u kundërvihen ndryshimeve klimatike; zbutja dhe përshtatshmëria, konsideron ECNC dhe REC. Politikat e zbutjes përpiqen që të kufizojnë ndryshimet e mëtejshme globale klimatike dhe fokusohen në uljen e emisioneve të gazeve (si për shembull, me anë të përdorimit më efikas të energjisë, me prodhimin më të pastër të energjisë, ose me shtimin e daljes se gazeve).
Megjithatë, edhe gjatë projeksioneve më optimiste të nivelit të zbutjes, që mund të arrihet, akoma do të durojmë shkallë të rëndësishme të ndryshimeve klimatike. "Prandaj, me qëllim që të ballafaqohemi me ndryshimet e tanishme dhe me ato në të ardhmen duhet të zhvillojmë strategjinë e përshtatshmërisë, si dhe strategjitë që optimizojnë rezultatin e ndryshimeve të cilat do të bëhen", thuhet në studim.
Në pikëpamjen e ruajtjes së biodiversitetit, strategjitë e përshtatshmërisë do të projektohen në mënyrë të tillë që të mundësojnë ekzistencën e resurseve maksimale të biodiversitetit në korniza të kontekstit të ndryshimeve klimatike.
Sensibilizimi i opinionit publik
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Përcjellja e mesazhit për zbutjen e pasojave të ndryshimeve klimatike tek opinioni publik dhe tek subjektet e interesuara, si dhe sensibilizimi i tyre është një ndër rekomandimet më të rëndësishme të Qendrës Rajonale për Ruajtjen e Mjedisit të Jetesës për Evropën Qendrore dhe Lindore (REC) dhe Qendrës Evropiane për Ruajtjen e Natyrës (ECNC).
Sipas tyre, duhet të zhvillohen mesazhe të shkurtra, sikurse "Natyra vdes, ndërsa ne jemi pjesë e saj", apo "Jeni të pasur, duke jetuar në lidhje të ngushtë me natyrë", të cilat kanë të bëjnë me klimën dhe biodiversitetin dhe që duhet të kenë të bëjnë me jetën e përditshme, punën e njerëzve dhe të tregojnë mënyrat si mund të ndihmohet zgjidhja e problemeve. Organizimi i seminareve, konferencave të shpeshta për biodiversitetin dhe ndryshimet klimatike për rajonin e Evropës Juglindore do të mund të ketë ndikim të madh në shqyrtimin dhe ndjekjen e realizimit të aktiviteteve.