Eskallop derri ose viçi në tigan
Appearance
Për eskallop përdoret mish i butë derri ose viçi të njomë. Tuli i mishit pritet në drejtim të kundërt të fijeve të tij, rrihet, i hidhet kripë e piper, kalohet në miell dhe skuqet nga të dyja anët në yndyrë të nxehtë. Copat pasi të jenë skuqur, shuhen me verë, shtohet piper i shtypur, fletë dafine dhe kripë, mbulohen me kapak dhe lihen në zjarr të ngadalshëm 2-3 minuta. Sipas dëshirës mund të shtohen domate të grira hollë, të cilat lihen dhe 5 minuta të tjera derisa të avullohet lagështira e tepërt.
Eskallopi shoqërohet me garniturë perimesh të ndryshme, të cilat më parë janë zier dhe kaluar në yndyrë.
Për 4-5 persona duhen :
- mish tul : 500 g,
- vaj : 4-5 lugë gjelle,
- miell : 1 lugë gjelle,
- verë : 1/2 filxhan çaji,
- domate : 3-4 kokrra,
- kripë, piper,
- dafinë : 1 fletë dhe perime të ndryshme për garniturë rreth 1.5 kg.