Esma Mulla
Esma Mulla (22 shtator, 1952 - 29 qershor, 2022) ishte balerinë e gjeneratës së parë të balerinave të Kosovës, të cilat ndoqën ëndërrat e tyre dhe ndërtuan themelet e Baletit Kombëtar të Kosovës. Në këtë rrugëtim, ato thyen të gjitha paragjykimet e përballuara dhe gjallëruan shpirtin e skenës.[1]
Jeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Me një dashuri për baletin që nga fëmijëria, ajo përfundoi shkollën e baletit në Shkup, ku u kualifikua me brezin e artë gjinor. Aseti i saj performativ i mundësoi një fuqizim të përgjithshëm të vrullit teatror. Pasi që Esma e kishte kuptuar fuqinë e baletit që herët, ajo përdori gjuhën e trupit dhe vallëzimit për të shprehur gëzimin, dashurinë e hidhërimin, e shoqëruar me muzikë pa pasur nevojë të përdorte fjalë. Vetëm dashuria për baletin ishte mjaftueshëm për ta shtyrë përpara. Ca fjalë që gjithmonë ia thoshte vetes ishin "Esma, ti ke të drejtë, prandaj mos u tërhiq", duke simbolizuar kështu karakterin e saj të fortë edhe në vështirësi.[2]
Karriera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ajo ishte fabulë jetike për disa role në shfaqje si: "Legjenda mbi ngadhënjimin", "Vallja pranverore", "Kënga e Rexhës", "Romeo dhe Xhulieta", "Besa", "E bukura More", "Fyelltari", "Balloja e Kadetëve", "Don Kishoti", "Era dhe Kolona" e shumë të tjera.
Një ndër këshillat e Esmës për të gjithë ata që nuk dorëzohen ishte: "Kurrë mos hezitoni t'i arrini synimet tuaja. Nëse doni, mund të arrini çdo gjë."
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Plus, Kult (2022-06-29). "Baleti Kombëtar i Kosovës: Esma Mulla shënoi kthesë jetike për vrullin teatror". KultPlus. Marrë më 2023-03-08.
- ^ Xhafa Mripa, Alketa (2021). Vepra e saj. Dukagjini Publishing House. ISBN 978-9951-05-375-4.