Jump to content

Etno Fest

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Etno Galeria - Kukaj
Etno Teatri - Kukaj

Etno Fest është një ngjarje kulturore qe mbahet në fshatin KukajKomunës së Prishtinës gjatë periudhës së verës. Festivali ka një karakter multimedial, me tre programe të bazuara në traditë: shfaqje teatrale, ekspozita, koncerte, rite arkaike dhe shfaqje bashkëkohore me një përmbajtje të bazuar në traditë. Themeluesi i Etno Festit është Fadil Hysaj. [1]

Festivali zë fill në vitin 2009 kur në fshatin Kukaj (një fshat me vetëm tre shtëpi banimi) xhirohej filmi “ Gomarët e kufirit “ ku pas përfundimit të xhirimeve, aktori Bislim Muçaj, i mrekulluar nga pamjet magjike të këtij fshati të braktisur e blen një shtëpi rrënojë dhe e fton shokun e tij, profesorin e artit skenik, Fadil Hysaj që ta vizitojë këtë fshat. I maxhepsur me bukurinë e këtij fshati Fadil Hysaj e blen një tokë me shtëpi të cilën e veshë me gurë, ndërsa shtëpinë e vjetër që përdorej si ahur për kafshë në vitin 2010 do ta ktheje në Etno Teatrin e parë në Kosovë. Rregullimi i oborrit, duke e respektuar reliefin kodrinor, imponuan kriimin e kaskadave të cilat, i dhanë formën dhe idenë e ndërtimit të një amfiteatri të ardhshëm në të cilin në shtator të vitit 2011 do të fillojë ngjarja më e madhe kulturore Etno Fest, festivali i Arteve dhe Kulturës Tradicionale. Artistë të tilla si:aktorë, valltarë, muzikantë, gatues, piktorë dhe fotografë tregojnë krijimin e tyre artistike nën një qiell të hapur. Brenda EtnoFest ekziston një festival i vogël i quajtur Agro Fest dhe është bërë posaçërisht për ushqim tradicional shqiptar. shtëpia më e vjetër e kësaj ane shërben gjatë festivalit si vend autokton për biseda odash, promovime librash, etno performanca, ekspozita dhe shfaqje teatrore. [2] [3]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]