Europa regina
Europa regina është emërtimi latin për Evropën si Mbretëreshë - Mbretëreshën Evropë.[1] Ky është emërtimi i një harte të vjetër mesjetare nga viti 1582 ku kontinenti evropian paraqitet në formën e një mbretëreshe.[2]
Përshkrimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Harta në fjalë ëshë popullarizuar në vitet 1500 dhe aty Evropa paraqitet si një grua e re me një qëndrim të drejtë, me Gadishullin Iberik që formon kokën e saj të kurorëzuar dhe Bohemia e cila paraqet zemrën e saj.[3] Autor i saj është humanisti Heinrich Bunting i cili në veprën me titull "Itenerarium sacrae scripturae", e kishte paraqitur një hartë të Evropës me karakteristika të një gruaje të përfshira në edicionin e tij të vitit 1582.[1] Në edicionin e vitit 1589 kjo paraqitje e Evropës njihet si Europa Regina - Mbretëresha Evropë. Bazuar në këto dhe shembuj të tjerë, viti 1587 shënon kohën kur shumë botime filluan të adoptojnë imazhet e njohura si Europa Regina.[4]
Europa regina paraqitet si një grua e re. Kurora e saj, shtrihet në Gadishullin Iberik. Franca dhe Perandoria e Shenjtë Romake përbëjnë pjesën e sipërme të trupit të saj, ndërsa Bohemia paraqet zemrën e saj. Fustani i saj i gjatë shtrihet në Hungari, Poloni, Lituani, Illiricum, Albania dhe Mons. Albanus, Bullgari, Moskovi, Maqedoni dhe Greqi. Në duartë e saj, të cilat përfaqësojnë Italinë dhe Danimarkën, ajo mban një skeptër dhe një kubit (Sicili). Në shumicën e përshkrimeve, Afrika, Azia dhe Gadishulli Skandinav janë treguar vetëm pjesërisht.[3]
Harta e Buntingut, e cila mbështetet mbi një paraqitje më të hershme të saj nga hartografi Johannes Putsch, e vitit 1537, paraqet mes atyre pak vendeve evropiane, edhe Arbërinë (Albania), e cila gjatë asaj epoke kishte emër të madh në Europë.[1]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Evropa
- Evropa (mitologji)
- Simbolet e Evropës
- Commons: Europa regina – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b c Evropa Mbretëreshë dhe Arbëria, 9 tetor 2016, Zëri.info, vizituar më 23 shkurt 2019.
- ^ Landwehr, Achim; Stockhorst, Stefanie (2004). Einführung in die europäische Kulturgeschichte. UTB M (in German). 2562. Paderborn: Schöningh. p. 279, ISBN 3-8252-2562-3.
- ^ a b Werner, Elke Anna (2009). "Triumphierende Europa - Klagende Europa. Zur visuellen Konstruktion europäischer Selbstbilder in der Frühen Neuzeit". In Ißler, Roland Alexander; Renger, Almut-Barbara. Europa- Stier und Sternenkranz. Von der Union mit Zeus zum Staatenverbund. Gründungsmythen Europas in Literatur, Musik und Kunst (in German). 1. Bonn University Press, Vandenhoeck & Ruprecht. pp. 241–260. ISBN 3-89971-566-7.
- ^ Schmale, Wolfgang (2004). "Europa, Braut der Fürsten. Politische Relevanz des Europamythos im 17. Jahrhundert". In Bussmann, Klaus; Werner, Elke Anna. Europa im 17. Jahrhundert. Ein politischer Mythos und seine Bilder. Kunstgeschichte (in German). Stuttgart: Franz Steiner Verlag. p. 244, ISBN 3-515-08274-3.