Europa (mitologji)
Europa (greqisht: Εὐρώπη) - e bija e Agenorit, mbretit të Sidonit dhe bashkëshortes së tij Telefasës, dashnores së Zeusit, zotit suprem.
Mitologjia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ishte e bukur si hyjneshë dhe jetonte si hyjneshë në pallatin e babait të vet, në mesin e vëllazërve të vet, Feniksit, Kiksit, Kadimit, Fineut dhe Tasit derisa ëndrra e çuditshme nuk ia turbulloi qetësinë. Ëndërroi se për të po luftonin dy gra. Njëra e paraqiste Azinë, atdheun e saj, ndërsa tjetra tokën përtej detit, e cila ende nuk kishte emër. Azia në këtë betejë e mposht dhe iu desht që t'ia dorëzojë kundërshtarës ngadhënjimtare. Nuk vonoi shumë dhe Europa e kuptoi domëthënien e ëndrrës.
Njëherë duke shetitur me shoqet e veta nëpër livadhin e lulëzuar, u duk para saj demi i artë me brirë të ndritur, u gjunjëzua përvuajtënisht para saj dhe me shikim e ftoi që të ulet në shpinën e tij. Posa veproi kështu, kërceu dhe u turr kah deti, u hudh në valë dhe me shpejtësinë e delfinit u nis kah perëndimi. Europa e trishtuar nuk u besonte syve të vet. Para demit doli karroca e artë me zotin Poseidon dhe me valët ia hapte rrugën. Pranë tyre notonin Nereidet, hyjneshat e detit dhe hyjnit e tjerë të detit si në përcjellje madhështore martesore. Në largësi u duk toka. Ishte ujëdhesa Kreta. Mu këtu Europa mësoi se rrëmbyesi i saj ishte vetë Zeusi, zoti suprem, i cili u shndërrua në dem për të depërtuar kështu deri tek ajo pa frikë se do ta vërejë Mera, gruaja e tij gjeloze. Në Kretë Europa ia lindi tre djemë: Minosin, i cili më vonë u bë mbret i Konsosit, Sarpedonin i cili u bë rnbret në Liki dhe Radamantin, i cili ishte i drejtë e i mençur dhe nuk u bë mbret. Siç i ka hije zotit Zeus, ai u kujdes për Europën megjithëmend. E rimartoi për Asterionin, mbretin e Kretës. U kujdes poashtu edhe që emri i saj mos të bie në harresë. Këtë emër e fitoi Kontinenti i ri - Evropa.
Miti për Europën është i lashtë. Në vetëdijen tonë në trajtën të cilën ia ka dhënë në shek. II para e.s. poeti helenistik, Mosho, e pastaj Ovidi. S'do mend se ka pësuar ndërrime të mëdha, për shembëll, Homeri ose Hesiodi nuk e njohin në këtë trajtë. Sipas metopave nga tempulli S në Selinunt nga gjysma e dytë e shek. VI para e.s. dhe sipas frizit në thesarin e sifniasve në Delfe, nga viti 525 para e.s., nuk mund të thuhet se baza e verzionit të saj tashmë u stabilizua plotësisht. Nga Gortina dhe Festi në Kretë dimë për monedhën e farkuar me figurën e Europës që nga shek. V para e.s. Pikturat në vaza me pamje nga ky mit janë shumë më të lashta (më e lashta, me siguri, nga vitet 540-520 para e.s., gjendet në vazën jone nga Etruria, dhe sot gjendet në Villa Giulia (Gjulia) në Romë). Në fillim të shekullit tonë ky mit bëhet objekt i kujdesit të veçantë të hulumtuesve. Anglezi Arthur Evans, i cili në vitet 1900-1935 depërtoi gati deri në fund të parahistorisë së Kretës dhe i solli në dritën e diellit dëshmitë, të cilat me të vërtetë pohojnë se në Kretë duhet kërkuar "nënën Evropë", d.m.th. fillimin e qytetërimit еuropian. Këtu zunë fillet e shkrimeve më të lashta evropiane, qytetet më të lashta evropiane në një shkallë të lakmueshme të qytetërimit dhe me siguri edhe shtetet më të lashta evropiane. Vallë, a janë fillet e kësaj kulture evropaine e cila e meriton këtë emërtim vërtet në Azi, (Në Azi në kuptim të antikës, kur me këtë emërtim kuptohej e tërë Lindja e Afërt me Egjiptin). Disa gjetje arkeologjike dëshmojnë për këtë, ndërsa të tjerat këtë e mohojnë. Shkencëtarët lidhur me këtë ende nuk e kanë thënë fjalën e fundit.
Artistët i frymëzon miti për Europen më se njëzet e pesë shekuj. Veprave kryesore antike, të cilat i kemi përmendur ua shtojmë edhe pikturën murale pompeane Rrëmbimin e Europës të vitit 10 të e.s. Prej veprave të renesansës pikturën Rrëmbimi i Europës të Ticianit të vitit 1559 dhe sot gjendet në Muzeun e Gardnerit në Boston dhe të Paulo Veronese (Paulo Veroneze) pas vitit 1555 dhe që gjendet në Pallatin e Dukës në Veneci, në Galerinë moderne në bonder dhe në Muzeun e Kapitolit në Romë; prej vep¬rave të barokut pikturën me të njëjtin emër të Claude Lorraineit (Klod Lorenit) të vitit 1667, sot gjendet në Pallatin e Buckmgshamit në Londër); prej atyre të kohës së rokokut Rrëmbimin e Europës e Francois Boucherit (ransoa Busherit), përafërsisht e vitit 1740 dhe sot gjendet në koleksionin e Wallaceit në Londër. Piktura më e vlefshme me tematikë Rrëmbimi i Europës është ajo e Rembrandtit, e vitit 1632, dnhe sot gjendet në Berlin. Prej vitit 1610 Europa është në shoqërinë e Zeusit në qiell. Galileu me emrin e saj e quan hënën e zbuluar rishtas të Jupiterit. [1] [2] [3] [4] [5]
Galeria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Wikimedia Commons has media related to Europa (mythology). |
- A metope from Sicily, carved with Europa, c. 550 – 540 BCE: the bull's face, turned head-on, clearly reveals his Near Eastern iconic antecedents
- Europa on the Greek euro coin of €2
- www.europesname.eu Arkivuar 19 shtator 2017 tek Wayback Machine A study describing the origin and artistic use of the name EUROPE in its mythical, geographic and political sense by Drs. Peter H. Gommers
- Warburg Institute Iconographic Database (ca 250 images of Europa) Arkivuar 10 mars 2016 tek Wayback Machine
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Hesiodic papyrus fragments 19 and 19A Arkivuar 22 dhjetor 2021 tek Wayback Machine of the Catalogue of Women, dating from the third century AD.
- ^ Walter Burkert, Greek Religion (1985) I.3.2, note 20, referring to Schefold, plate 11B. References in myth and art have been assembled by W. Bühler, Europa: eine Sammlung der Zeugnisse des Mythos in der antiken Litteratur und Kunst (1967).
- ^ εὐρύς Arkivuar 16 mars 2018 tek Wayback Machine, Henry George Liddell, Robert Scott, A Greek-English Lexicon, on Perseus
- ^ ὤψ, Henry George Liddell, Robert Scott, A Greek-English Lexicon, on Perseus
- ^ M. L. West (2007). Indo-European poetry and myth. Oxford: Oxford University Press. fq. 178–179. ISBN 0-19-928075-4.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!). Compare also glaukōpis (γλαυκῶπις 'grey-eyed') Athena or boōpis (βοὠπις 'ox-eyed') Hera).