Jump to content

Evropa Perëndimore

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Evropa Perëndimore është regjioni më i zhvilluar i Evropës. Përbëhet nga gjashtë shtete të Unionit Evropiann dhe Monakos.

Holanda, Belgjika, Luksemburgu, Franca, Gjemania, Zvicra dhe Austria

Pozita gjeografike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Evropa Perëndimore me tërë pjesën e saj del në Oqeanin Atlantik, andaj shpesh në literaturën gjeografike quhet regjion i Atlantikut. Evropa Perëndimore ka shtrirje meridionale prej Skocisë në veri, deri te Spanja, në jug.

Evropa Perëndimore për shkak të pozitës së saj quhet edhe ” dritarja e Evropës në botë”.

Evropa Perëndimore ka pozitë të përshtatshme gjeografike. Këtë pozitë e ka shfrytëzuar që nga zbulimet e mëdha gjeografike, kur komunikacioni detar kaloi prej Mesdheut në Atlantik. Jeta e popujve që dalin në Oqeanin Atlantik është e lidhur me detin.

Evropa Perëndimore dhe veriore zë 9% të sipërfaqës dhe 20 % të popullsisë së Evropës në tërësi. Në jug-perendim shtrhet deri te malet Pirineje, ne jug-lindje deri te Alpet, më pas në lindje shtrihen deri te lugina e lumit Oder dhe Malet e Çekisë. Në pjesën veriore zonat lagen nga ujërat e dy oqeaneve të mëdhenj O.Antlantik dhe O.e Ngrire të Veriut si dhe nga detet qe janë formuar nga këto oqeane : Deti Barenc,Deti Norvegjez, Deti i Veriut, Deti Baltik. Nga deti Baltik formohet gjiri i madh i Botnisë.

Veçoritë fiziko-gjeografike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bregdeti i ishujve britanik karakterizohet me coptim të theksuar, e cila është shkaktuar me ngritjen dhe uljen e shpesht të bregdetit. Vetëm bregdeti i Norvegjisë është më i përthyer se ai i ishujve britanik.Të gjitha këto foma të coptuara të bregdetit ka ndikuar pozitivisht në lidhëmërinë e Britanisë së Madhe me pjesët e tjera të të botës. Përgjat bregdetit janë formuar gjire në të cilët derdhen lumenjtë me gryka të estuareve. Format të tilla të grykave më të njohura janë nëlumin Themzë, Humber Severn, Mersey dhe Clude.

Një ndër karakteristikat positive të lumenjëve të Britanisë së Madhe është paraqitja e baticës.

Hapsirën malore e bëjnë pjesa veriore dhe perëndimore e Britanisë së Madhe,në të cilën mbizotrojnë malet e ulëta mesatare,të coptuara nga luginat e depresionet në një sisem pllajash dhe masivesh në formë kubesh.Malet e ngritura rrallëherë kalojnë lartësinë mbi 1000 m.Pjesën më të lartë të rrafshnaltës së Skocisë veriore e bëjnë malet Grampian,në të cilat është pika më e lartë e Britanisë së Madhe,Ben Nevis 1343 m.

Në pjesën qendrore të Britanisë së Madhe janë malet Penine dhe ato Cambrian si pjesë më të ngritura të relievit,ndërsa nga ana perëndimore vazhdojnë malet Kembriane që,duke shkuar nga jugperëndimi,arrijnë në gadiashullin Kurnel.Si pjesë më të ngritura kanë renë nën ndikimi të drejtëpërdrjet të fuqive ekzogjene, që kësaj pjese ia kan dhënë karakteristikën themelore me format e llojllojshme të krijuara.Në ndrrimin e relievit inicial ka kontribuar posaqërisht akullzimi i kuaternarit.Në Skoci masat e akullit nën influencën e pjerrtësisë kanë lëvizur në drejtim të perëndimit,duke formuar kështu fjorde të thella.Përkundër kësaj,në pjesën tjetër të Anglisë janë depozituar shtresat e trasha morenike.

Rajoni i Europes perëndimore perfshin hapsira te gjera qe shtrihen në juglindje deri te vargmalet Pirenej ,ne jug tek Alpet Europiane ,kurse nga lindja zgjatet deri te lugina a lumit Oder dhe malet e Gjermanisë Lindore. Nga perëndimi brigjet e këtij rajoni lagen nga ujërat e oqeanit Atlantik ,ku gjenden Gjiri i Biskajës,gadishulli i Normandisë,si dhe ngushticat e La Manshit dhe të Pa-dë-Kalesë,që e ndajnë atë nga Britania e Madhe ,kurse Deti i Veriut dhe Deti Baltik e ndajnë nga Skandinavia. Mjegullat e shpeshta dimrit pengojnë komunikacinin si në tokë,ashtu edhe në det.

Evropa Perëndimore ka një rrjetë të dendur të lumenjve, me mjaft ujëra që rrjedhin ngadalë. Lumenjtë më të njohur janë: Temza, Sena, Shelda, Loara Garona, Masi etj.

Veçori e përgjithshme e vendeve të Evropës Perëndimore është dendësia e madhe e popullsisë, që shpeshherë i kalon 200 b/km2.

Megjithatë edhe në Evropën Perëndimore ka dallime të mëdha në dendësinë e popullsisë. P.sh. Anglia është shumë më e banuar se Skocia dhe se Irlanda, pastaj më e dendur është Holanda e Belgjika se Franca etj. Pjesët më të banuara janë ato ku janë përqendruar objektet ekonomiko-industriale, rrethina e qyteteve të mëdha dhe viset me tokë të plleshme. Zhvillimi i industrisë në një periudhë të gjatë ka ndikuar në zhvillimin e qyteteve të vjetra dhe në ngritjen e qyteteve të reja. Ky proces ka ndikuar në migrimin e popullsisë fshat qytet, andaj në vendet e Evropës Perëndimore pjesa dërmuese e popullsisë jeton në qytete.

Veçori tjetër e popullsisë së Evropës Perëndimore është emigrimi në SHBA dhe në kontinentet tjera në 200 – 300 vjetët e fundit sidomos prej pjesës së dytë të shekullit XIX. Niveli i lartë izhvllimit ekonomik dhe shtimi i ulët kan shkaktuar mungesën e fuqisë puntore, e cila ka migruar prej shumë vendeve të Evropës dhe të botës Azisë e Afrikës.

Shtimi natyror i popullsisë së vendeve të Evropës Perëndimore është i vogël, por nivei arsimorë e kulturor i popullsisë i lartë. Këto vende kanë pasur shtim të lartë të popullsisë në fazën e zhvillimit të industrisë kur ishin kërkesa të mëdha për fuqinë puntore.