Fadil Ferati

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Fadil Ferati lindi më 10 maj 1960Istog dhe jetoi në Gurrakoc deri sa vdiq më 30 janar 2010, Komuna e Istogut, është një ndër politikanët më të shquar të Kosovës.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fadil Ferati shkollën fillore e ka kryer në Gurrakoc, Komuna e Istogut, shkollën e Mesme-Gjimnazin në Istog ndërsa Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës dhe ka diplomuar në vitin 1985.

Pas diplomimit, përkatësisht nga viti 1988 deri në vitin 1990 ka punuar si kontabilist në disa Ndërmarrje Private në Istog, ndërsa me legalizimin e pluralizmit politik në ish Jugosllavi dhe themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës si dhe me formimin e strukturave të saj edhe nëpër Komuna, që në fillim të vitit 1990 me themelimin e Aktivit të LDK-së në Gurrakoc është zgjedhur anëtar i Kryesisë së Aktivit deri në vitin 1992. Në Kuvendin e Dytë të LDK-së, të mbajtur në qershor të vitit 1992 është zgjedhur Kryetar i Aktivit të LDK-së në Gurrakoc dhe anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së në nivel të Komunës. Në Kuvendin e dytë të rregullt është zgjedhur Kryetar i Kryesisë së Këshillit Komunal të Financimit dhe këtë funksion e ka ushtruar që nga viti 1995 deri pas luftës, kur ka pushuar funksionimi i këtij Këshilli.

Në Kuvendin e tretë të LDK-së, të mbajtur në shtator të vitit 1997 është zgjedhur Kryetar i Kryesisë së LDK-së në Komunën e Istogut dhe tani në Kuvendin e katërt të LDK -së sërish eshte zgjedhur Kryetar i Kryesisë së LDK-së në Komunën e Istogut dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.

Pas ndërhyrjes së trupave ushtarake mbrojtëse të NATO-s, vendosjen e Administratës Ndërkombëtare Civile dhe marrëveshjes së ndërmjetësuar për formimin e Institucioneve të Përkohshme në Kosovë të menaxhuara nga Administrata Ndërkombëtare, qofshin ato të nivelit qendror apo lokal, në dhjetor të vitit 1999, është caktuar Bashkëkryesues i Këshillit Komunal në Istog deri në zgjedhjet lokale të vitit 2000. Pas fitores së LDK-së në këto zgjedhje, në mbledhjen e parë konstituive, nga delegatët e Kuvendit Komunal në Istog me shumicë votash është zgjedhur Kryetar i Kuvendit për Komunën e Istogut dhe po ashtu në Zgjedhjet lokale të vitit 2002, të mbajtura më 26 tetor, sërish është zgjedhur Kryetar i Kuvendit Komunal për Komunën e Istogut.

Gjithashtu me zgjedhjet e vitit 2007 ku në zgjedhet me voten e drejtpërdrejt të qytetarit, zgjedhet Kryetar i Kounës së Istogut të cilion funksion e ushtroi deri me 2010

Në vitin 2005 rizgjedhet kryetar i Kryesisë së Degës së LDK-së në Istog dhe anëtarë i Kryesisë Qendrore të LDK-së dhe anëtarë i Këshillit të përgjithëshëm të LDK-së.

Në vitin 2006 zgjedhet nji prej Nënkryetarëve të LDK-së, funksion të cilin e ushtroi deri më sot kur ndërroi jetë më 30 janar 2010. Fadil Ferati ishte i martuar, baba i tre fëmijëve.

Burimi i të dhënave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]