Jump to content

Faik Krasniqi (publicist)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Faik Krasniqi ka lindur më 21.10.1978 në Prishtinë. Është anëtar i Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar tek ALEANCA KUQ E ZI, si dhe një ndër themeluesit e saj. Është këshilltar i lartë politikë, për media dhe çështjen Kombëtare dhe të Rajonit i kryetarit të ‘’ALEANCA KUQ E ZI’’, Kreshnik Spahiut. Me profesion është publicist, kolumnist, analist politik, kritik i mediave, poet, shkrimtar, studiues, krijues, kritik letrar, eseist, prozator, kontabilist, përkthyes, ligjërues, pedagog, historian, filozof, politolog, këshilltar politik, këshilltar për media, këshilltar për kulturë, këshilltar për çështjen Kombëtare dhe të Rajonit, këshilltar për politikë të jashtme dhe këshilltar për ekonomi. Është gazetar, publicist, kolumnist dhe studiues për çështjen Kombëtare, të Rajonit dhe të Diplomacisë. Ka mbaruar shkollimin fillor, të mesëm dhe të lartë profesional në Gjermani. Gjatë qëndrimit në mërgim në Suedi dhe në Gjermani, ka qenë publicist për disa gazeta suedeze dhe gjermane si;”Zweibrucker Zeitung”, ”Pfalzischer Merkur”, Rheinische Post” etj, etj. Për gazetat shqipe prej vitit 1995 është kontribues si publicist pranë gazetës së përditshme kombëtare ”Bota Sot”. Një kohë ka qenë botues dhe kryeredaktor i portalit”Takenews.info”, dhe redaktor pranë portalit”Nacional Albania. Ka bashkëpunuar dhe bashkëpunon me organet kryesore të shtypit të shkruar në të gjitha trojet etnike shqiptare si;Gazeta Bota Sot, Infopress, Tribuna Shqiptare, Gazeta Sot, Gazeta ”55”, Shekulli, Koha e Re, Lajmpress, Kosova Sot, Prishtina Post, Zhurnal, Tema, Bota Sot Diaspora, Lajm, Sporti, Gazeta Shqiptare, GazetaDita(Shqipëri), Sporti Shqiptar, Iliria Post, Pavarësia News, Koha, Fakti, Tirana Observer, Albania, Gazeta Telegraf, Ballkan, Nacional, Metropol, Republika, Ndryshe, Rilindja Demokratike, Koha Jonë, Korrieri, 24orë, Pavarësia, Gazeta Start, Integrimi, Fokus (Kosovë), Drini, Tempulli, Obelisk, Gazeta Tribuna-Greqi, Fokus(Maqedoni), Gazeta Profil, Dita(Kosovë), Dielli, Gazeta Illyria(SHBA), Shqiptari i Italisë, Kombi, Gazeta YllPress, Jeta, Informatori, Lajmëtari, Drita, Bulevard, Sintagma, Rikthim në Çamëri, Rimëkëmbja, Atdheu, Jeta e Re, Denver Post(SHBA) etj, si dhe ka bashkëpunuar dhe bashkëpunon edhe me mbi 200 portale shqiptare dhe të huaja. Ka botuar me qindra-mijëra poezi, ese, proza, analiza politike, shoqërore, historike dhe shkencore në shumë revista letrare dhe shkencore. Ka marrë pjesë në qindra takime dhe mbrëmje letrare me poet dhe shkrimtar të mirënjohur shqiptar dhe të huaj. Është shpërblyer me shumë mirënjohje, çmime letrare, çmime publicistike etj. Është publicist, analist politik, poet, eseist, prozator, filozof, studiues, historian dhe shkrimtar i njohur në të gjitha viset shqiptare por edhe jashtë saj. Është një ndër nënshkruesit e parë të peticionit kundër regjistrimit etnik dhe fetar të iniciuar nga ALEANCA KUQ E ZI. Ka dhënë leksione e seminare në institute të huaja dhe shqiptare si dhe në kolegje dhe universitete të ndryshme. Ka marrë pjesë dhe ka ligjëruar në qindra-mijëra debate dhe seminare të ndryshme të organizuara nga organizata të ndryshme joqeveritare, qeveritare, institute dhe nga ALEANCA KUQ E ZI, për Media, për çështjen Kombëtare, të Rajonit dhe të Diplomacisë. Ka qenë përkthyes ligjor dhe civil i gjuhës gjermane dhe suedeze. Së shpejti do të bëhet anëtar i Lidhjes së shkrimtarëve të Shqipërisë dhe Lidhjes së shkrimtarëve të Kosovës. Në gusht të 2010 në shtëpinë botuese ”ADA” në Tiranë ka botuar librin me poezi romantike ”Ëndrrat për ty”, si dhe të njëjtin libër e ka botuar në dhjetor të 2010 në gjuhën angleze në SHBA me titullin ”THE DREAMS FOR YOU”. Së shpejti pritet të botoj edhe disa libra të tjerë. Njeh dhe shkruan bukur gjuhën shqipe, gjermane, serbokroate, suedeze, turke dhe angleze. Rrjedh nga një familje e njohur me tradita të larta kombëtare. Tërë jetën ia ka kushtuar çështjes kombëtare. Është i martuar me gazetaren Vjollca Ferizi nga Peja dhe ka një djalë.